Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se është gënjeshtër që Serbia është duke u involvuar në punët e brendshme të Malit të Zi, përkundrazi, ka thënë ai, shteti serbe angazhohet për dialog paqe dhe stabilitet në Malin e Zi. Ai ka thënë se Serbia është e brengosur për gjendjen e serbëve dhe të Kishës Serbe në Mal të Zi dhe se kujdesi për to është e drejt legjitime e Serbisë.

Daçiq duke i përgjigjur Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi se Serbia po përzihet në çështjet e brendshme të Malit të Zi, ka mohuar këtë duke ia përmendur Podgoricës njohjen e Kosovës.

“ Është e pafytyrë të akuzohet Serbia për përzierje në punë të brendshme ndërsa Mali i Zi brutalisht u përzi në punët e brendshme të Serbisë dhe rrënoi integritetin e saj territorial duke e njohur Kosovën, duke votuar në UNESKO që Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit të shndërrohen në trashëgimi kulturore të Kosovës” ka akuzuar Daçiq.

Lexo po ashtu:  Dolce & Gabbana heq dorë nga gëzofi i kafshëve në favor të alternativës ekologjike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *