Komisioni Europian thotë se është për të ardhur keq që thirrja e tyre për dialog mbi çështjen e Teatrit Kombëtar nuk u dëgjua nga autoritetet shqiptare. Në një reagim në rrjetet sociale, thuhet se KE e ka “ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren”.

“Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës dhe ne veçanërisht vëmë re se ka pasur përdorim të forcës”.

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës dhe ne veçanërisht vëmë re se ka pasur përdorim të forcës. Kjo gjithmonë duhet të mbetet proporcionale me rrethanat dhe ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”, ishte përgjigja e zëdhënësit të KE-së për pyetjen mbi prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Lexo po ashtu:  “Reporterët pa kufij”: Mediat shqiptare nën sulm pas nxjerrjes së audios së kryebashkiakut Veliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *