Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurologjike progresive, e provokuar nga degjenerimi i neuroneve dopaminergjikë të substancës së zezë.

E merr emrin nga James Parkinson, që e përshkruan në 1917 në një libër të titulluar  “Trajtim mbi paralizën e trazuar”. Paraliza e trazuar është emri që identifikoi sëmundjen për pothuajse një shekull, deri kur u kuptua që termi ishte i papërshtatshëm,  përderisa pacientët parkinsonikë nuk janë të paralizuar.

Nga përshkrimi i parë i Doktor Parkinson, janë realizuar progrese të jashtëzakonshme në kuptimin e fiziopatologjisë së sëmundjes dhe në zhvillimin e terapive efikase; në fundin e viteve ’60, u bë zbulimi fondamental farmakologjik: levodopa (L-Dopa) që është një molekulë në gjendje të përmirësojë simptomat e sëmundjes.

Edhe sot, sëmundja e Parkinsonit është një ndër të paktat patologji neurodegjenerative në të cilat simptomat mund të jenë të kontrolluara nga terapia mjekësore dhe kirurgjikale, që vazhdon të regjistrojë progrese të rëndësishme.

Sëmundja e Parkinsonit është e përhapur në të gjithë botën edhe në të gjitha popullsitë; nuk ka raca ose rajone të botës krejtësisht të paprekura nga sëmundja. Tek meshkujt dallohet një prevalencë lehtësisht më e madhe por diferenca ndërmjet dy sekseve është shumë e vogël.

Ajo shfaqet përgjithësisht në subjekte të moshuar, por mund te haset edhe në  rriturit e rinj. Sëmundja shfaqet mesatarisht rreth moshës 60 vjeçare, pra në persona të moshës mbi 50 vjeç, ndërsa është e rrallë shfaqja nën 25 vjeç.

Incidenca dhe prevalenca e sëmundjes përgjithësisht rritet me moshën. Studimet epidemiologjike kanë treguar që ekspozimi ndaj faktorëve ambientalë, ndër të cilat pesticidet, produktet e qumështit, metalet e rënda, lidhen me një risk të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit.

Identifikimi i mutacioneve në gjene, që lidhet me zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit, ka treguar që kushte të tilla mund të kenë një bazë gjenetike sostanciale. Është e mundshme që faktorët gjenetikë mund të kontribuojnë në shfaqjen e shqetësimit, duke rritur riskun e sëmundjes pa përcaktuar krejtësisht shfaqjen.

Meqenëse shkaku kryesor i sëmundjes së Parkinsonit është i panjohur, kërkimet shkencore vazhdojnë të mbledhin  udhëzime mbi hipoteza të mundshme etiologjike.

Simptomat dhe probleme

Nga pikëpamja klinike, sëmundja e Parkinsonit është e karakterizuar nga 6 simptoma kryesore:

  • dridhje gjate pushimit (lëvizje ritmike e pranishme kur gjymtyra është në pushim):
  • bradikinezia (ngadalësimi i lëvizjes): termi tregon vështirësinë në fillimin dhe vazhdimin e një programi motor.
  • hipertoni plastik (ngurtësimi ose rezistenca që ofron gjymtyra në lëvizjen pasive kur është e relaksuar gjatë kalimit): kjo mund të përfshijë, përveç gjymtyrëve, edhe muskulaturen
  • sjellja camptocormico: i sëmuri vendoset i përkulur, trungu është i flektuar përpara, gjymtyrët e sipërme të aduktuara dhë të flektuara, gjymtyrët e poshtme gjithashtu të flektuara, në veçanti gjunjët. Kjo sjellje, e shkaktuar nga bashkimi i bradikinezisë dhe ngurtësimit, është e korrigjueshme nga medikamentet. Me avancimin e sëmundjes krijohet një lloj kifoze dorsale e lartë, që mund të bëhet definitive, për këtë mjekra mbështetet më tepër në gjoks.
  • ecja: si fillim dallohet një reduktim i lëvizjes dhe luhatje të gjymtyrëve të sipërme, që do të thotë e lëvizjeve të lëkundura, pastaj vjen dhe kompromentohet shpejtësia e kryerjes së hapit, largësia e hapit dhe shkathtësia në ndryshimin e drejtimit.
  • paqëndrueshmeri posturale (ekuilibër i ulët): shpesh lidhet me shqetësimin e ecjes dhe është, me sa duket, simptoma që shkakton më tepër paaftësi.
Lexo po ashtu:  Vaksina kundër Covid mund të dalë, por a do ta pranojnë njerëzit

Ecuria e simptomave është asimetrike me përfshirjen fillestare të një gjymtyre të vetme, vetëm të sipërmen. Shenjat dhe simptomat pastaj përhapen në gjymtyrën homolaterale duke vazhduar dhe në kontrolateralen. Dridhja gjatë pushimit, bradikinesia dhe ngurtësimi janë simptoma relativisht të shpejta, ndërsa paqëndrueshmëria posturale përfaqëson një simptomë të mëvonshme, që shfaqet në mënyrë të veçantë pas 10 vitesh ose më tepër nga ecuria e sëmundjes.

Hapat kyçe për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit përfshijnë  referimin te një mjek ekspert për vendosjen e diagnozës; rishikimin e herëpashershëm të saj, kujdesin nga një infermiere e specializuar në SP, kujdesin e fizioterapistit, terapinë okupacionale, terapinë e të folurës dhe gjuhës, si dhe shqyrtimin e nevojave për kujdes paliativ.  Fizioterapia për njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit duhet të përqendrohet në trajtimin për të ecur, përmirësimin e ekuilibrit dhe fleksibilitetit, përmirësimin e aftësive për të filluar lëvizjen, zgjerimin dhe përmirësimin e pavarësisë funksionale, përfshirë mobilitetin dhe aktivitetin e jetës së përditshme, si dhe këshillimin për sigurinë e pacientit në shtëpi dhe mjedisin rreth saj.

Standardet më të fundit ndërkombëtare theksojnë rëndësinë e menaxhimit në ekip të sëmundjes. Në këto ekipe duhet të bëjnë pjesë mjekët specialistë, terapistët, punonjësit socialë, dietologët, neuropsikiatrit, neurokirurgët dhe punonjësit e kujdesit paliativ.

Referimi i pacientit për fizioterapi

Shumë pacientë që kanë nevojë për fizioterapi nuk referohen për një shërbim të tillë, por në anën tjetër, shumë nga ata që trajtohen, ose trajtohen në mënyrë të gabuar, ose trajtohen për periudha shumë të gjata kohore, çka i ekspozon ndaj rreziqeve të caktuara. Referimi kërkon një bazë të fortë diagnostiko dhe besim në ekspertizën që ka fizioterapisti për rastet me Parkinson. Disa specialistë mbrojnë alternativën e referimit të hershëm te fizioterapisti, përpara fillimit të trajtimit, me qëllim që të merren shënim parametrat e pacientit për t’i përdorur si bazë krahasimi pas fillimit të trajtimit me barna dhe me fizioterapi. Referimi në fazën fillestare ka përparësinë që bën të mundur trajnimin e pacientit për të lëvizur me lëvizje me amplitudë të madhe, aftësi që shërbejnë për të vazhduar trajnimin në fazën e avancuar të sëmundjes. Megjithatë, nuk janë studime për përfitimet që vijnë nga referimi i hershëm te fizioterapisti. Duhet mbajtur parasysh se tremori nuk përmirësohet me fizioterapi, ndonëse mund të pakësohet me teknikat e relaksimit.

Lexo po ashtu:  Raka tregon se kur do të kalojë vala e parë e infektimeve dhe kur mund të ketë valë të dytë

Historia e sëmundjes së pacientit dhe fizioterapia

Fizioterapisti duhet ta fillojë duke mbajtur shënim historinë e sëmundjes, këndvështrimet e pacientit dhe kujdestarit të tij për aspekte të ndryshme të saj, si dhe pritshmëritë e tyre nga trajtimi fizioterapeutik. Nëse pacienti ka vështirësi në të shprehur, dhe për të shmangur lodhjen e tij, fizioterapisti duhet ta mbledhë informacionin nga burime të tjera dhe ta verifikojë me personin e sëmurë. Për të strukturuar pyetjet mund të përdoret Klasifikimi Ndërkombëtar për Funksionimin, Aftësinë e Kufizuar, dhe Shëndetin, hartuar nga OBSH në vitin 2002. Sipas këtyre rekomandimeve, duhet të fillohet me kufizimet e pacientit për të kryer funksionet dhe rolet e tij kryesore, më pas kalohet në dëmtimet e strukturave trupore dhe funksionet në kuptimin e fizioterapisë, d.m.th., zhvendosjet, postura, drejtpeshimi,  zgjatja dhe kapja, si dhe e ecura. Pyetjet për nivelin e aktivitetit fizik dhe rrëzimet shërbejnë për të hedhur dritë mbi nevojën për ekzaminime  të hollësishme në fazën e kontrollit fizik. Gjithashtu, duhet të vlerësohen edhe faktorët mjedisorë dhe ata personalë me qëllim maksimizimin e rezultatit të trajtimit. Këtu përfshihen mjedisi shoqëror dhe fizik në shtëpi dhe në punë, qëndrimi i vetë pacientit ndaj gjendjes së tij, faktorët konjitiv dhe emocionale, etj.

Informimi i pacientit që ai të jetë në gjendje të marrë vendime duke qenë i qartë dhe të kontribuojë në menaxhimin e gjendjes së tij në partneritet me stafin profesionist, është thelbi i qasjes që vendos në qendër pacientin dhe që merr përparësi të veçantë për njerëzit me sëmundje neurologjike afat-gjata.

Indikacionet për referimin e personave me sëmundjen e Parkinsonit te fizioterapisti

Kufizime të aktivitetit dhe dëmtime të funksioneve veçanërisht lidhur me:

  •             Zhvendosjet
  •             Posturën trupore
  •             Zgjatjen dhe kapjen
  •             Drejtpeshimin (përfshirë fleksibilitetin)
  •             Ecjen (përfshirë inicimin e lëvizjes)
  • Inaktivitet apo tkurrje e aftësive fizike
  • Rritje e rrezikut nga rrëzimi apo frikë nga rrëzimi
  • Kufizime të aktivitetit dhe dëmtim të funksioneve si rezultat i dhimbjeve të qafës dhe shpatullave

Nevoja për informacion rreth pasojave të SP, veçanërisht atyre që lidhen me posturën dhe lëvizjet që prekin mobilitetin dhe aktivitetet e jetës së përditshme

Lexo po ashtu:  Studimi/ Rastet globale të demencës do të rriten 300% deri në vitin 2050! – Shkak, duhani, obeziteti dhe...

Nevoja për këshillim lidhur me sigurinë në mjedisin e shtëpisë

Nevoja e kujdestarit për informacion dhe këshilla, p.sh., dhënia e ndihmës për zhvendosjet dhe mobilitetin

Rreziku nga plagët e të ndenjurit në të njëjtin pozicion (plagët e presionit).

Sipas vlerësimit të fizioterapistit në bashkëpunim me pacientin, mund të përdoren: ushtrime të mobilizimit pasiv të kokës dhe pjesës cervikale (duke përdorur edhe teknikën Pompage), të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme me qëllim që të parandalohen kontrakturat, të ruajë dhe të përmirësojë elasticitetin muskular si dhe gradën e lëvizjes së artikulacionit; ushtrime për tonifikimin muskularushtrime në tapet me rrotullim në bazë të boshtit të trupit ushtrime për mbajtjen drejtë të trungut nëpërmjet korrigjimit të sjelljes patologjike si në pozicionin ulur ashtu edhe në pozicionin në këmbë, duke përdorur edhe pozicionin ulur para pasqyrës; ushtrime të mobilizimit aktiv të asistuar dhe të mobilizimit global të lidhura me lëvizje ritmike dhe të alternuara që stimulojnë gjendjen e pacientit, pra aftësia për të përmbushur  me përpikëri një lëvizje duke e përshtatur me situatën e mundshme, me koordinim të mirëpërcaktuar të hapësirës dhe kohës; ushtrime të koordinimit nëpërmjet skemave të kryqëzuara për të përshtatur pacientin në lëvizje njëkohësisht komplekse dhe të harmonishme; përdorimi i biçikletës për të favorizuar lëvizjet reciproke të gjymtyrëve të sipërme, shpejtësia dhe lëvizshmëria e gjymtyrëve të poshtme dhe megjithatë të mbajë trofizmin muskular; stimulimi i funksionit global muskularushtrime me përdorimin e skemave të kryqëzuara në pozicion  shtrirë në shpinë dhe përmbys për rekuperimin e lëvizjeve të  lidhura dhe të alternuara për përgatitjen e ecjes; ushtrime në tapet për të përmirësuar kalimet posturale si dhe për të stimuluar dhe për të mbajtur ekuilibrin; ushtrime për ecjen: ecja në vend dhe humbja e fazave të hapit, përdorimi i pengesave për të stimuluar në mënyrë korrekte dhe efikase reagimet e ekuilibrit; ushtrime për lëvizjet fine të duarve; ushtrime të mimikës së fytyrës për të përmirësuar humbjen e kapacitetit ekspresiv, të shkaktuara nga ngurtësimi i muskulaturës së mimikës, nëpërmjet ushtrimeve aktive të kryera nga pacienti para pasqyrës dhe stimulimi i muskujve të fytyrës me lehtësimin propioceptiv neuromuskular.

Kjo është një pjesë bazë për të kuptuar pak se çfarë është kjo sëmundje, por gjëja më kryesore është: kontaktoni një fizioterapist, kërkoni ndihmën e tij dhe kështu sëmundja do përballohet më me lehtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *