Arbër Zaimi

Jo vetëm që pati të arrestuar e të mbajtur në burg, por ka patur edhe dhunë policore, për të cilën fajin e përgjegjësinë më të vogël e kanë policët, fajin e përgjegjësinë kryesore e kanë drejtorët e drejtuesit politikë që kanë dhënë urdhër gjakftohtë që “të mbarohet puna sa më shpejt me protestën”.

Nuk ka oligarkë, tha Rama, dhe është gabim të urresh të pasurit, se të pasurit rrisin ekonominë dhe duke taksuar të pasurit rrisim mundësinë e shtetit për shërbime publike.

Pohim kompleks nga një mendje e pandërlikuar.

Shqipëria ka një ekonomi të pazhvilluar, ku bie në sy uzurpimi i sektorëve nga monopole e nga oligopole. Askush me protestën politike nuk shfaq urrejtje ndaj ndonjë qenie njerëzore, por është e drejtë e shumëkujt të shfaqë urrejtje ndaj monopolizimit e oligopolizimit të sektorëve të ekonomisë. Edhe liberalët, edhe të majtët edhe konservatorët pajtohen se ky monopolizim e kartelizim i ekonomisë është i dëmshëm, pamundëson praktikisht konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë, dhe i vë tregjet nën sundimin e autoriteteve të papërgjegjshme private, i lë punëtorët të pambrojtur, e drejton ekonominë në nivel makro kah fitimi i shpejtë për ta e nga thellimi i pabarazisë, e jo nga rritja e qëndrueshme dhe shpërndarja e gjerë etj. Monopolizimi e kartelizimi dëmtojnë konsumatorët, punëtorët, qytetarët, prodhuesit, ndërmarrjet e vogla e të mesme, dhe përgjithësisht demokracinë dhe pavarësinë e institucioneve publike.

Lexo po ashtu:  Zgjidhni shqiptarët e mërgatës për ambasador…

Sa i përket taksave, shokët e pasur të Ramës, monopolistët e oligarkët, në asnjë sens nuk paguajnë taksa aq sa për të marrë merita për ekonominë dhe shërbime publike. Në aspektin sasior, pjesa dërrmuese e bazës fiskale, pra sasia më e madhe e parasë së mbledhur nga taksat, vjen nga njerëz me të ardhura të mesme e të ulëta. Por edhe në aspektin cilësor, për 1 lek të fituar, më shumë taksa e tatime paguajnë shtresat e varfra e të mesme, bizneset e vogla e të mesme, se sa oligarkët e monopolistët, të cilët nga ana tjetër kanë qasje pakrahasueshmërisht më të madhe edhe në favore edhe në evazion.

Sa i përket ekonomisë dhe shërbimeve publike, aspak paradoksalisht (por Rama bën sikur nuk e di), sa më shumë po rritet pasuria e oligarkëve, aq më shumë po zvogëlohen shërbimet publike, të cilat po u jepen “në përdorim” fitimprurës oligarkëve në skema partneriteti publik-privat, ku fitimi i shkon privatit, ndërsa risku, humbjet morale e materiale, amortizimi e dështimi i mbeten publikut, pra popullit.

Lexo po ashtu:  Krerët e UÇK-së dhe OVL-së nuk protestuan për çështjen kombëtare, por protestojnë për të ardhur në pushtet deputetë të PDK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *