Përshëndetje Mekulipress,

Jam Burim Lumi, student i Fakultetit të Mjekësisë (MP)- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe po ju shkruaj në lidhje me konkursin nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpërndarjen e bursave për institutet e larta të arsimit në Republikën e Kosovës për vitin akademik 2019-2020.

Vlen të theksohet që nuk përfaqësoj asnjë grup të interesit. Ne jemi vetëm një grup i studentëve të mjekësisë ku pasi kaloj një kohë e gjatë dhe nuk u ndërrmor asgjë për të zgjidhur këtë situatë nga organet përkatëse, filluam një nismë e cila mbështet studentët të cilët me të drejtë e kanë fituar bursën.

Ministri i kaluar i MASHTI-it, z. Shyqiri Bytyqi, ka marr vendim (vendimi 484/01B (shih më poshtë)) për ndarjen e bursave për fakultet që përfshijnë shkencat ekzakte dhe që janë deficitare (pra kanë mungese të studentëve dhe kuadrove). Ky vendim mbështetet  në nenet 8, 10 dhe 11 të Ligjit nr. 06/L-113 (i gjeni në Gazetën Zyrtare); nenin 8 (paragrafi 1.4 dhe shtojcën 6) dhe nenin 20 të Rregullores nr. 02/2011 si dhe bazohet në nenin 3 (paragrafi 1.4) i Udhëzimit Adminstrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave (ky paragraf thekson të drejtën e Ministrisë që të zgjedh vetë drejtimet sipas analizave të tyre).

Mirëpo pas një proteste të zhvilluar nga studentët e Fakultetit të Arteve dhe Edukimit që kërkonin përfshirje në bursë (gjë që nuk ua garanton ligji (lexo: Nenin 3 (paragrafi 1.4) të Udhëzimit Administrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave), kështu që Ministri e anulon vendimin  duke i ikur kështu përgjegjësisë dhe detyrave ligjore të tij për shpërndarjen e bursave dhe  duke ja lënë përgjegjësi Ministres së tanishme, znj. Hykmete Bajrami (gjë e cila nuk po ndodh). Pra Ministrat në fjalë nuk po gjejnë zgjidhje as për studentët e Fakultetit të Arteve, të Edukimit dhe në të njëjtën kohë kanë lënë pa bursa rreth 500 studentë të tjerë të fakulteteve të shkencave ekzakte nga universitetet e Republikës së Kosovës. Pra në thelb, ne nuk jemi kundër studentëve, përkundrazi kërkesat tona do të përfshijnë pakënaqësitë dhe shkeljet që u janë bërë të gjithë studentëve, mirëpo kërkojmë që studentët të mos mbesin pa bursa si pasojë e neglizhencës së organeve shtetërore përkatëse.

Lexo po ashtu:  Mësuesi mediokër flet. Mësuesi i mirë shpjegon. Një mësues superior demonstron. Mësuesi i madh frymëzon.

Ne, një grup i studentëve, kemi filluar një nismë pikërisht për këtë çështje, ku me datë 9 mars të këtij viti kemi dorëzuar një peticion të nënshkruar nga 766 studentë nga të gjitha universitetet publike në Republikën e Kosovës (https://www.youtube.com/watch?v=_JlutCKD9NY), këtij peticioni i është bashkangjitur kërkesa ku studentët kanë kërkuar jetësimin e konkursit të anuluar nga Minisitri i kaluar në mënyrë që studentët të marrin bursat e tyre. Ndonëse nuk kemi marrë përgjigje konkrete nga zyrtarë të MASHTI-t, ne jemi detyruar t’i ndalojmë aktivitetet si pasojë e situatës së krijuar me virusin SARS-CoV 2; megjithatë përmes email-it kemi kërkuar nga MASHTI, përkatësisht zyrtarë të lartë në këtë ministri, që të merren me çështjen dhe të krijojnë një zgjidhje sa më të përshtatshme. Mirëpo përsëri nuk kemi përgjigje konkrete nga ata. Andaj duke parë situatën e krijuar, që nga java tjetër, aktivitetin tonë si studentë do ta rritim në një nivel tjetër, duke bërë aktivitete dhe organizime simbolike para ministrisë (do të kemi parim respektimin e rekomandimeve nga IKSHPK), e të cilat do të përshkallëzohen përderisa nuk plotësohet kërkesa jonë, e që në fakt paraqet të drejtën tonë të garantuar me ligj.

Lexo po ashtu:  Abuzimi me çmimet/ OBSH publikon recetën e dezinfektuesit të bërë vetë

 

 

Në anën tjetër, anulimin e këtij konkursi e shohim si thyerje të ligjeve të lartëpërmendura, pra nenin 3 (paragrafi 1.4) i Udhëzimit Adminstrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave. Shto këtu faktin që zyrtarët e MASHTI-t kanë dështuar të na sigurojnë një dokument i cili paraqet vendimin zyrtar të anulimit të konkursit në fjalë edhe pas insistimit tonë që një vendim i tillë të publikohet. Vlen të theksohet që poashtu nuk ekzistojnë informata të publikuara për anulimin e këtij konkursi sipas rregullave, pra me anë të komisionit. Pra kërkojmë që të hedhet dritë mbi këto çështje të cilat për ne studentëve nuk e kanë të qartë legjitimitetin e tyre.

 

Si pasojë e kësaj situate të krijuar, ne kërkojmë në zgjidhjen e këtij problemi ku si rezultat në fund është shpërndarja e bursave në vlerë të njëjtë me vitin e kaluar (880€) për të gjithë studentët meritorë sipas konkursit të hapur për vitin akademik 2019-2020. Gjatë aktiviteteve që priten të organizohen duke filluar nga java tjetër, do të kërkojmë poashtu zgjidhjen e problemit me studentët e Fakultetit të Arteve dhe Edukimit, në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsëritet; ndërsa si masë afatgjatë e shohim të arsyeshme ndërrimin e  Udhëzimit Adminstrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave.

Lexo po ashtu:  SHBA tërheq mbështetjen për luftën e Arabisë Saudite në Jemen

 

Më lejoni të ju informoj edhe mbi aktivitet tona!

Pas aktiviteteve tona që përfshijnë peticionin dhe kërkesën për jetësimin e konkursit, dhe pas kërkesave për një takim, në bashkëpunim me studentët përfitues të bursës, që nga java tjetër do të fillojmë me aksione simbolike para MASHTI-t, të cilat do të paraqisnin pakënaqësitë tona dhe do të kërkonin plotësimin e kërkesave tona, që e përsëris edhe një herë në fakt paraqet të drejtën tonë të garantuar me ligj. Ne nuk përfaqësojmë asnjë organizatë të caktuar apo grup interesi, mirëpo vetëm një grup të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që për qëllim ka plotësimin e këtyre kërkesave, e që në bashkëpunim me të gjithë studentët përfitues të bursës që janë dëmtuar do të organizojmë aktivitetet e lartëpërmendura!

Pasi që nuk i përkasim asnjë grupi të interesit (lexo: parti studentore/poltike), mediat paraqesin rrugën kryesorë që kërkesat dhe pakënaqësitë të bëhen të zëshme e ta ngritim si çështje, andaj paraprakisht unë u jam shumë falenderues.

Më poshtë do të ju përcjell dokumentet e vendimin nga MASHTI dhe një link që tregon për peticionin tonë të dorëzuar te MASHTI

 

Shpresoj të has në mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj!

Gjithë të mirat!

 

Me respekt,

Burim Lumi

Kontakt: burimlumi06@gmail.com

https://www.youtube.com/watch?v=_JlutCKD9NY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *