Një nga studiueset më të veçanta në historiografinë shqiptare është dhe historiania Eleni Kocaqis. Në librin e saj “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane” që është një nga librat e viteve të fundit, ka të dhëna shumë interesante që po të merreshin për bazë do të ndryshonin këndvështrimin e gjuhësisë dhe historisë shqipe.

Autorja mbështetet në faktet historike që për të janë të shenjta. Dhe nuk kishte si të mos bazohej tek autorë seriozë si: Homeri, Herodoti, Straboni, Tukididi, tek materiali historik i kronikave mesjetare dhe tek të dhënat arkeologjike, antropologjike dhe gjuhësore.

Sipas autores faktorët që kanë bërë mos zbardhjen e të vërtetës ka qenë persekutimi i shqiptarëve në shekuj. Autorja ngul këmbë që shqiptarët e dikurshëm kanë krijuar historinë e njerëzimit por xhelozia mbi ta ka qenë e pashembullt dhe ajo e krahason historinë e shqiptarëve me atë të Izraelit. Sepse vjedhja që i kanë bërë historisë shqiptare ka qenë e pashembullt dhe ndarja territoriale që i kanë bërë në 6 copa e kanë kthyer në një koloni në zemër të Evropës.

Sipas historianes, fiset që kanë populluar Evropën nga periudha e Bronzit kanë qenë fise me etnitet Pellazgo-Ilir dhe flisnin një gjuhë të përbashkët. Të dhënat historike tregojnë se Pellazgët, Ilirët, Thrakët, Dakët, Skithët, Trojanët ishin fise të të njëjtit komb dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre. Nga emigrimet e këtyre fiseve u popullua edhe pjesa tjetër e Evropës. Këto fise ishin ato që krijuan edhe kombet antike moderne. Ky popull Pellazgo-Ilir ka krijuar qytetërimin e parë Evropian të Kretës, Mikenës, Trojës, qytetërimin Grek dhe Romak, dhe hodhën bazat e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Roli i Pellazgo-Ilirëve është i përmasave tepër të mëdha, madje gjigande dhe me qellim ky është copëtuar në disa mini qytetërime.

Lexo po ashtu:  3 gjëra thelbësore që duhet të dini nëse jeni martuar apo dashuroni një Bricjap

Në librin e Kocaqit të bëjnë përshtypje disa të dhëna antrophologjike, që sipas autores janë shumë të rëndësishme. Autorja thekson faktin se shqiptarët janë një popull brachycephhal me tregues qefailk nga më të lartat në Evropë. Që i shpjeguar më thjeshtë kanë lidhje të mëdha historike. Nga të dhënat antropologjike, popullsia e paleolitit të Evropës dhe të Mezolitit janë një popullsi ashtu siç janë shqiptarët pra brachycephalas. Popullsia Pellazgo-Ilire ka pasur këto përmasa koke. Dhe këto përmasa koke i kanë vetëm raca gjermanike dhe raca shqiptare. Këto fakte tregojnë se këto janë dy racat më të pastra në botë dhe nuk janë përzier me raca të tjera.

Historiania shqiptare duke u bazuar në tezat e shumë studiuesve të huaj pranon se nuk ka komb grek. Edhe pse historia i ka dhënë një vlerësim të madh qytetërimit antik grek, historiania thotë se studiuesit helenë e anashkalojnë me dashje atë që thuhet për prejardhjen e antikitetit grek. Herodoti thotë se Jonët, Eolët, Etolët janë me origjinë pellazge.

Lexo po ashtu:  John F. Kennedy: 5 teoritë e vrasjes së Presidentit

Po Herodoti dhe Skilaksi tregojnë se Dorët që popullonin Peleponezin ishin me origjinë nga Iliria. Herodoti i quan Maqedon ndërsa Skilaksi thot se ata janë me origjinë nga fisi i Yllëve që ai e vendos pranë i Bylinëve që ndodlet në terriroret Ilire. Atëher kush janë Grekët? Nuk janë gjë tjetër veç Pellazgëve dhe Ilirëve të cilët ngritën qyterimin e Kretës atë të Mikenës dhe qytetërimin antik Grek.

Një fakt i fort që flet për mosekzistencën e një etnie Greke antike është edhe fakti se në shekullin e XII, kur Greqia del në histori pas një periudhe 6 shekullore, ku as për të as për Ilirët dhe as për Dakët nuk kemi të dhëna të shkruara, si pasojë e dyndjeve barabare sllave, atje nuk ka një popull që të flasi greqisht. Të dhënat tregojnë se popullsia e atyre territoreve flasin shqip. Gjuhën Greke e përdorte vetëm kisha dhe administrata shtetërore Bizantine por jo populli.

Kjo i shokoi të gjithë historianët, të cilët prisnin që në Greqi të gjenin Grekë por që gjetën vetëm shqiptarë, arvanitas që flisnin shqip. Historinët filluan të ngrinin teza dhe hipoteza se Grekët antikë na ishin zhdukur dhe nuk dihet se nga kishin shkuar.Ca mendojnë se i asimiluan sllavët, ca mendojnë se ikën në lindjen e mesme , ca mendojnë se grekët u asimiluan nga shqiptarët etj etj..

Lexo po ashtu:  Këto 2 shenja horoskopi kanë “talent” për të zgjedhur të dashurin e gabuar

Historiania thotë se duke u mbështetur tek të dhënat antike dhe gjithë filozofët antikë qytetërimin grek e krijuan pellazgo-ilirët autoktonë. Qytetërimin grek e krijuan arvanitasit. Arvanitasit që kanë folur shqip në Atik dhe Peloponez janë territoret antike të Greqisë antike. Ishte kisha ortodokse greke që krijoi grekun artificial. Formoi një gjuhë që u bë gjuha e shkollës dhe arriti t’ia imponojë dhe arvanitasve.

Gjuha e popullit të lashtë të Jonit ishte ilirishtja dhe pellazgjishtja dhe të gjitha mbishkrimet e vjetra që janë zbuluar në Greqi nuk i ndihmon dot as greqishtja e vjetër dhe as ajo e reja. Dhe kjo e ka një arsye. Gjuha e Herodotit, Platonit dhe Strabonit u shkruan në Jonisht dhe veprat e tyre u përkthyen në greqishten artificiale vetëm në shekullin II pasi ata i dinin të dyja gjuhët. Ky përbën dhe skandalin më të madh në historinë greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *