Nuk janë të pakta rastet që aktorë të famshëm të Hollywood janë dashuruar me njëri – tjetrin teksa xhironin një film.Çifte si Brad Pitt dhe Angelina Jolie, apo Johnny Depp e Amber Heard janë njohur pikërisht në sheshxhirime e më pas dashuria e tyre ka vazhduar edhe në jetë reale, madje në disa raste është kurorëzuar edhe në martesë.Ja disa prej tyre:

Johnny Depp dhe Amber Heard u njohën në fimin “The Rum Diary” në vitin 2011.

Ryan Gosling dhe Eva Mendes. Çifti sapo ka sjellë në jetë një vajzë. Ata ranë në dashuri gjatë xhirimeve të filmit “The Place Beyond the Pines” në 2012 – ën.

Emma Stone dhe Andrew Garfield janë bashkë që prej vitit 2012. Ata u takuan dhe u dashuruan teksa xhironin “The Amazing Spider – Man”.l

Jennifer Aniston dhe i fejuari i saj Justin Theroux u njohën në sheshxhirimet e filmit “Wanderlust”, në 2012.

Mr & Mrs Smith (2005) ishte filmi që bashkoi një ndër çiftet më të dashur të Hollywood, Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Lexo po ashtu:  Kjo është tendenca më e re që po përdorin të gjitha vajzat e famshme të Instagramit

Natalie Portman e Benjamin Millepied janë të martuar që prej vitit 2012 dhe kanë një vajzë. Ata u dashuruan teksa xhironin “Black Swan”, 2011.

Jessica Alba dhe producenti Cash Warren u njohën në setin e filmit “Fantastic Four” në 2005. Ata janë të martuar që prej vitit 2008.

Javier Bardem dhe Penelope Cruz ranë në dashuri gjatë xhirimeve të “Vicky Cristina Barcelona” (2008). Ata ishin takuar më parë gjatë xhirimeve të filmit “Jamón jamón”në 1992, por shkëndija lindi më vonë. Ata janë të martuar që prej 2010 –ës.

Alfie (2004), ishte filmi që bëri bashkë aktorët Sienna Miller dhe Jude Law.

Në 2003, teksa xhironin skenat e “Daredevil”, mes Jennifer Garner dhe Ben Affleck lindën ndjenjat. Ata u martuan 2 vite më vonë dhe kanë 3 fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *