Nuk di per ju. Por mua me ngeli ne fyt kafja e nadjes kur pashe Albin Kurtin tek quan verdiktin e kushtetueses si ”i papranueshem”. Bah. Pse keshtu mor djale, pse.

Shqiptar Oseku

Kurti tha se do te konsultohet me juriste dhe kjo eshte mire, shume mire. Them se duhej te ish konsultuar me ta para se ta nxirrte ate fjale. Te gjitha cilesimet tjera te Kurtit per verdiktin e kushtetueses qendrojne, gjykoj une. Se eshte verdikt servil, jologjik, juridikisht jokoherent, problematik per te ardhmen. Vendim debil ne cdo aspekt. Mirepo, ashtu sic eshte, fjala e kushtetueses eshte fjala e Zotit. VV kete e ka ditur cdo here qe ka kerkuar gjykimin e kushtetueses. Ashtu sic ka ditur cdo here perberjen e trupit gjykues aty.

Të besh qaramanin tashti, e te cilesosh verdiktin si te papranueshem, kjo s’eshte serioze. Nese te duket gjykata e keqe, mos iu drejto hic. Gjej zgjidhje tjera. Une per vete s’do ta kisha denjuar kurre ate thark derrash per nje verdikt. Por nese ti vete u drejtohesh. Je i obliguar pastaj te gelltitesh turfullimen e tyre, duke e shtyre me uje nese ke nevoje. Se alternative tjeter s’ka, nese duam shtet ligjor. S’ka aty ”e papranueshme” vec kur s’ta ka andja.

Lexo po ashtu:  Pse kërkesa e paktit për mos-sulmim është gjetje brilante?

As protesta ne rruge nuk eshte kundermase adekuate ndaj vendimit te kushtetueses, them une. Eshte me shume mungesë idesh, e maskuar si proteste. Protesta nuk con peshe ligjerisht; ndersa forcon narrativin negativ per VV. Pra ajo nuk ben mire, vec dem. Natyrisht, nje tjeter arsye legjitime per manifestim mund te ishte nevoja per te mbledhur perkrahesit vetjake, ta zeme per t’i galvanizuar rreth nje strategjie. Por cila eshte strategjia? Se votuesit e VV jane sot me te galvanizuar se kurre, e me te shumte se kurre. Ajo qe mungon tash s’eshte perkrahja, po strategjia: pra mungon udheheqja. Dhe ajo nuk gjendet ne rruge.

T’i nxjerresh gjindjen ne rruge pa nje strategji eshte ne rastin me te mire kotesi. E ne rastin me te keq, loje me zjarrin. Rreziku nga covid-19 dhe nga shkallezimet e dhunshme (agjentet provokatore mezi presin rastin) nuk motivojne sjellje te pamenduara.

Une per vete mendoj se rruga perpara duket kthjellte si loti. Kreu kolektiv i VV ka detyre t’i kumtoje publikut se cili eshte plani B, tash qe u dhjes puna ne kushtetuese. Qe ne te dijme se cfare kauze po mbeshtesim, pos nje shfryrje te frustrimit. Kreu i VV kane patur mjaft kohe te sajojne nje strategji, meqe kane alarmuar vete me jave se kushtetuesja ndodhet nen influence te kundershtareve politike te VV.

Lexo po ashtu:  Unë kam qenë në koncertin e Bregoviçit, por këtë radhë nuk do ta bëj

Une propozoj qe VV te zbatoje vendimin e kushtetueses, duke share me nene simbas tradites se lashte pellazge. Por te ndjeke ligjin. Dhe mandej te shtoje perpjekjet ne opozite per te fituar nje shumice absolute. Nese ka dicka qe kemi mesuar ne tetor 2019, eshte se vota e elektoratit eshte fshesa e madhe, qe s’e ndal dot asnje manipulim. Dhe nuk eshte se keta debilat tjere do te ndryshojne natyre brenda nates. Ata ngelin keta qe jane. Do t’u ofrojne perhere votuesve arsye te bollshme t’i cojne ne ps me vota.

Albin Kurti duhet t’i besoje elektoratit te vet. Nuk eshte se ne hame bar. Durim. Vjen dita jone serish. Ajo qe eshte e papranueshme, ajo qe ngel gjithmone e papranueshme. Eshte kapitullimi shpirteror para mafies politike. Tjerat, jane thjesht ceshtje kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *