Hakmarrja si koncept hap shumë debat. Disa thjesht falin, disa falin dhe harrojnë dhe disa të tjerë, as nuk falin, as nuk harrojnë dhe godasin në momentin e duhur. Këta të fundit janë të rrezikshëm, të pamëshirshëm dhe intolerantë, kur vjen puna te hakmarrja. Që t’i dalloni mos u mundoni shumë, personat më hakmarrës u përkasin këtyre shenjave të zodiakut.

Akrepi

Të gjithë e njohin personalitetin e fortë të Akrepit, por nuk mbaron këtu, ata njihen edhe si një nga shenjat më hakmarrëse të zodiakut, në mos më hakmarrësja. Nëse mendon të tradhtosh, ose të mashtrosh një Akrep duhet të marrësh parasysh pasojat, pasi ata nuk falin dhe janë të pamëshirshëm kur vjen puna te hakmarrja. Nëse një Akrep ndihet i fyer, ose i tradhtuar ai shndërrohet në një armë vdekjeprurëse. Sigurisht, mund t’i kontrollojë impulset fizike të momentit, por asgjë nuk do ta pengojë një Akrep që të përpilojë një plan të mirëfilltë hakmarrje për më vonë. Kështu, nëse dëshironi t’i bëni një nder vetës, mos shkelni kurrë mbi një Akrep, sepse mund të helmoheni për gjithë jetën.

Lexo po ashtu:  KUJDES! Syzet për diell kanë afatin e qëndrueshmërisë: Ja koha kur do të duhej t’i zëvendësoni

Peshqit

Mund të duket e çuditshme prezenca e shenjës së Peshqve në këtë listë, por është e vërtetë. Ndonëse mund të duken të qetë dhe miqësorë, niveli i tolerancës së tyre ndaj tradhtisë dhe fyerjeve është shumë i ulët. Kur Peshqit ndihen keq nga sjellja e dikujt ata thjesht mbledhin gjithë zemërimin e tyre dhe e përdorin si armë kundër personit që i ka lënduar. Po ju a jeni përballur ndonjëherë me hakmarrjen e dikujt? A jeni lënduar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *