Këshilla për miqtë:

Nuk di si do ta shpjegojnë historianët tanë në tekstet e tyre faktin e dhimbshëm që në kohën e agresionit të përgjakshëm serb në Kosovë në vitet 1998-1999, të spastrimit etnik të Kosovës, të vrasjes së mbi 15 mijë shqiptarëve dhe përdhunimit të mijra grave dhe motrave shqiptare, të rrëmbimit e zhdukjes në varret masive serbe të mijra shqiptarëve, si dhe të dëbimit me dhunë të një milion shqiptarëve nga shtëpiat, nga tokat e tyre dhe nga Kosova, qeveria e Shqipërisë as ndërmori sanksione kundër Serbisë dhe as i preu marrëdhëniet diplomatike me Serbinë.

Ironia historike është se qe Serbia, shteti agresor, e cila preu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë të nesërmen e 24 marsit 1999.

Lexo po ashtu:  Vuçiq po manipulon - E vërteta është kjo: "Vendimi për targat nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit, ajo marrëveshje ka skadu me 15 shtator. Vendimi për reciprocitet ishte vendim sovran i Kosovës"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *