Nuk është e gjitha meritë e Nënës Natyrë, sepse një kokë me flokë të bukur, është rezultat i një kujdesi të vazhdueshëm. Sigurisht, nuk dua të mohoj se ka femra me fat, kacurrelat e të cilave janë të përsosura pas një larje të thjeshtë, por le të themi të vërtetën, këto janë shumë pak. Pothuajse të gjitha ne duhet të lodhemi që të marrim rezultate të kënaqshme, flokë plotësisht të dendura, të shëndetshme dhe me shkëlqim. Më poshtë janë disa sugjerime për t’i bërë kacurrelat tuaja të përsosura dhe në përputhje me tendencat e fundit të verës.
Flokët kaçurrel perfekt: Si dhe sa shpesh t’i lajmë?
Flokët kaçurrel janë veçanërisht të vështirë për t’u trajtuar, sepse shpesh kanë tendencë të bëhengrumbull, një efekt shumë i pakëndshem për t’u parë, i cili prish bukurinë e kacurrelit dhe i jep një pamje të çrregullt. Por në fakt problemi themelor është që flokët kaçurrel nga natyra janë më delikatë se flokët e drejtë, tentojnë të thahen më lehtë, dhe kjo është arsyeja pse nganjëherë flokët kaçurrel fillojnë të duken të thatë dhe pa shkëlqim. Por le të shohim hapin e parë për mbajtjen e kacurrelave tuaja të shëndetshëm dhe të bukur, sepse vetëm atëherë stilimi do të përmbushë pritjet tuaja. Fillojmë me larjen.
Duhet të zgjidhnishampo me përbërje nga ekstrakte bimore qetësuese, dhe ta kryeni pastrimin duke e holluar shampon me ujë. Edhe produktet që përmbajnë vajra të tilla si vaj liri, do të ishte e preferueshme për të mbajtur majat e mbyllura dhe për të shmangur efektin e flokëve të çrregullt. Gjithashtu e rëndësishme është të shmangim fërkim e lëkurës dhe flokëve tepër fuqishëm. Dy ose tri herë në javë është e mjaftueshme të kryhet larja. Pasi i keni larë me shampo, tashmë duhet t’i zbusni flokët me një balsam të mirë.
Në këtë aspekt, nuk është e vështirë të zgjidhni. Nëse flokët tuaj janë shumë të thatë dhe janë të prirur për t’u ndarë tek majat, ju mund të bëni një maskë të mirë me produkte ushqyese një herë në javë (maskat që kanë bazë vajin e ullirit janë të shkëlqyera). Lidhur me zgjedhjen e balsamit tuaj, natyrisht ju do të orientoheni tek produktet specifike për flokë të dredhur. Një këshillë me kosto të ulët, ndonjëherë në vend të balsamit, ju mund t’i ushqeni kacurrelat tuaja me mjaltë të holluar në ujë (jo shumë). Vendosni nje sasi të vogël në duar dhe aplikojeni nga mesi i gjatësisë dhe bëj masazh të lehtë që të depërtojë në thellësi të flokëve. Lëreni të qëndrojë për disa minuta dhe pastaj shpëlajeni. Ju gjithashtu mund të provoni balsamet në formë spray që nuk shpëlahen pas aplikimit. Shpërndajeni produktin butësisht duke masazhuar kacurrelat tuaja nga rrënja tek maja.
Flokët kaçurrel perfekt: si të bëjmë stilimin?
Pasi kemi bërë shpëlarjen, jemi gati për stilimin e flokëve kaçurrel. Ndërkohë thajini me peshqir për të hequr ujin e tepërt nga flokët tuaj. Krihini shumë butë, duke përdorur një krehër me dhëmb të gjerë prej druri, duke filluar nga maja dhe pastaj drejt rrënjëve.
Para tharjes me tharëse flokësh jo shumë të nxehtë dhe të pajisur me difuzor, shpërndani në gjithë gjatësinë e kacurrelave tuaja te bukura një produkt të mirë për stilim. Në dyqan ka lloje të ndryshme, që nga shkuma, tek xheli, kremi apo dylli. Zgjidhni atë më të përshtatshmin, ndoshta me ndihmën e parukierit tuaj të besuar, në përputhje me karakteristikat e flokëve tuaj. Thajini flokët tërësisht me kujdes … dhe tani kacurrelat tuaja do të jenë përrallore!