I dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.

Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenell, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është votuar me 61 vota për.

Lexo po ashtu:  Nga sot: Deri në 12 vjet burgim e 8 mijë euro gjobë për ata që s’i respektojnë masat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *