Në qeverinë e përkohshme të zgjedhun sot, do ta kemi Ministër të Arsimit Ramë Likajn, i cili është mashtrus i dëshmum, i avancaum si professor përmes mashtrimit akademik; Ministre të Jashtme, një person të dënum nga gjykata për fshehje të pasunisë.
Kryeministri nuk është i pari, i dyti, as i treti, as i katërti, as i pesti, more as i dhjeti ma i votum, por i dymbëdhjeti.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Qeveria e re i ka veç 41 vota që përfaqësojnë qytetarë të Kosovës nga ni proces i mirëfilltë demokratik, 20 votat e tjera janë të rezervume, pat e spat vota nga qytetarët. 10 prej tyne janë në koordinim të drejtpërdrejt me Serbinë.
Qeveri e mashtrusve, e të dënumve, e jolegjitimëve, e nënshtrume ndaj shtetit të vetëm armik të Kosovës, Serbisë.
Kjo duhet me qenë qeveri e përkohshme, s’bën të jetë ndryshe, nuk bën ta lejojmë të jetë ndryshe.

Shihemi në rezistencë!




