Humanisti, atdhetari dhe luftëtari pjesëmarrës në dy luftëra për clirim nga okupatori serb, Frashër Oseku, shkruan në facebook me plot zhgënjim rreth situatës së formimit të Qeverisë së Kosovës me elemente të politikës serbe, shkruan MekuliPress.com

Lexoni më poshtë shkrimin dhe mallkimin e z. Oseku:

Sot pame ish-komandante, e ish-ushtare te UCK-se, qe votuan pro nje qeverie te varme per koqesh nga Serbia. Nuk me ka thone mendja as ma ka dashte zemra kurre me pa shoke armesh tue bo kete faqe te zeze. Nuk kam besu kurre qe ish-UCK bohen me filiale te Beogradit per me lufu tonin, vec pse ky u ka nguce privilegjet. E qe e bojne kete ne diten ma te keqe, me epidemi. Qe jane kaq te poshter, a kaq lakmitare, a te dyjat bashke. Boj cudi me veten. Qysh more kemi qene une me ta ne te njejten UCK?! Qysh paskemi qene shoke?! Baj cudi edhe me ju. A ka more kufi te ulet te moralit qe ju ndale juve, qe ju s’pranoni me e kalu?! Po pyes pernjimed, jo per retorike. A keni diku kufi te marres, a jo? Ku shkon ai kufi? Ca ju ka ngele tash ma zi? Ca bate ju sot ma keq se qe kish ba Rrahman Morina, me pas qene ai sot ne kete situate? A e boni mend mor qe kemi me vdeke nje dite, e me hase shoket qe na presin?

Lexo po ashtu:  Bernabiç me Ramën/ Kryeministrja e Serbisë shfaqet e ‘vrenjtur’

Boj cude, per bese. Votuen nje qeveri te varme per koqesh nga Serbia, e jane ish-komandante, ish-UCK. E bone vec per me rrezu tonin, pse u nguci privilegjet. E bone pa u shku hic mendja te dakik i dekes.

Hajt them, ndasht, s’ka gja: ata u shfaqen hapun para popullit si isha, sot e pergjithmone. E i joni, ngel i joni. U ardhte hakesh Albini, ja rabi. Mos me dalte mu shpirti pa i pa tek i rroke per kravata Armani, e tek i gjuen tane ne pleh te historise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *