Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth arrestimit që i është bërë gjatë ditës së djeshme një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje.

Policia njofton se aktivisti është ndaluar pasi që ai ka bërë prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Referuar rastit të ndodhur me 03.06.2020 afër Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku është ndaluar një person për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’, Policia e Kosovës lidhur me këtë rast i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore që ka”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se person është shoqëruar në stacionin policor i është ofruar trajtimi mjekësor si dhe sipas detyrës zyrtare i është caktuar avokati mbrojtës.

“ Njëkohësisht lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë, sipas dispozitave të parapara ligjore është informuar Inspektorati Policor, për trajtim dhe kompetencë të mëtejme të rastit.
Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me institucionet e drejtësisë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe mbetet e përkushtuar në respektimin e të drejtave të njeriut në zbatim të detyrave dhe autorizimeve ligjore”, bëhet e ditur në njoftim.

Lexo po ashtu:  “Nga java e ardhshme blindohet gjithë Shqipëria”, Rama: Sot hyn në fuqi masat speciale për luftimin e këtij armiku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *