Nëse aprovohet, 3% e të ardhurave të kompanive dixhitale me shitje globale mbi 750 milionë dollarë globalisht dhe 3 milionë dollarë në Spanjë, do të shkojnë në taksa.

Parlamenti Spanjoll votoi ditën e Enjte vendosjen e një takse 3% mbi të ardhurat e gjigantëve të internetit duke vënë kështu në shënjestër kryesisht kompanitë Amerikane që dominojnë këtë sektor dhe rrezikuar më tutje marrëdhëniet BE-SHBA që mund të çojnë drejt tarifave ndëshkuese të Uashingtonit.

Taksi do të aplikohet tek të ardhurat e gjeneruara lokalisht nga firmat si Facebook, Google, Apple dhe Amazon. Kjo taksë do të gjeneronte afro 1 miliardë euro të ardhura për shtetin.

Autoritetet Amerikane për Tregtinë thanë ditën e Enjte se kishin nisur një seri hetimesh ndaj taksave dixhitale të cilat janë adoptuar ose po konsiderohen nga vendet Evropiane të cilët janë partnerë kryesorë tregtarë të SHBA.

Finalizimi i legjislacionit të ri nga Spanja do të kërkojë të paktën 3-4 muaj. Taksa e Spanjës do të hyjë në efekt vetëm nëse vendet anëtare të OECD do të gjejnë dakordësinë prë një taksë dixhitale të përbashkët.

Lexo po ashtu:  Pranvera

Nëse aprovohet, 3% e të ardhurave të kompanive dixhitale me shitje globale mbi 750 milionë dollarë globalisht dhe 3 milionë dollarë në Spanjë, do të shkojnë në taksa.

Franca është një prej vendeve që e ka aprovuar këtë taksë dhe planifikon ta vërë në fuqi këtë vit pavarësisht nëse arrihet ose jo akordi mes vendeve të OECD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *