Vrasja e afro-amerikanit Floyd nga një efektiv i policisë ka çuar në kaos të gjithë SHBA-të me protestat e shumta.Një tjetër video shokuese është publikuar në internet ku duket se një tjetër afro-amerikan shtrihet përtokë nga efektivë të policisë. Video është regjistruar në Tacoma në shtetin e Washington-it, vetëm pak para vdekjes së George Floyd.I riu i dhunuar, quhej Manuel Ellis dhe ishte vetëm 33 vjeç.Në video shihet qartë teksa policët janë përleshur fizikisht me Ellis, duke e shtrirë këtë të fundit në tokë e duke i gjuajtur me grushta.Policia ishte justfikuar se i riu ishte ai që e kishte nisur sulmin, por në video ai nuk duket të ketë bërë asnjë rezistencë.Afro-amerikani humbi jetën më pas në paraburgim.Video është regjistruar nga një grua e cila e tmerruar i thotë policëve të ndalojnë dhunimin kundra të riut dhe i kërkon thjesht ta arrestojnë atë.Kjo video mesa duket do i ndezi edhe më shumë tensionet e popullsisë në Amerikë.

Dhunimi brutal në videon e shpërndarë vetëm së fundmi tregon edhe njëherë realitetin e vështirë me të cilin po përballen prej kohësh njerëzit me ngjyrë, mirëpo vetëm tashmë morën guximin të bashkohen e të ngrenë zërin.

Lexo po ashtu:  1.8 milionë vdekje në vit nga ajri i ndotur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *