Pas shtatë vitesh në arrati, forcat ushtarake franceze, kanë arritur që ta vrasin liderin e Al-Qaedas në Afrikë.

Ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly ka njoftuar se Abdelmalek Droukdel është vrarë së bashku me pjesëtarët e rrethit të tij të ngushtë, gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në Mali, në përpjekje që të ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së grupeve xhihadiste.

Në një operacion të zhvilluar gjatë muajit të kaluar, është ndaluar edhe një pjesëtar i Shtetit Islamik, ndërsa Parly ka bërë të ditur, se ka pasur “sulme të ndryshme, mbi grupet terroriste”.

Ky grup ka bërë grabitje të ndryshme ndaj banorëve dhe të huajve në Afrikën Perëndimore, duke rritur rrezikun e organizatave bamirëse dhe shëndetësore, që të shkojnë në atë regjion.

Raporti për vdekjen e Droukdel, vjen pasi presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe krerët e grupit G5 Sahel – Mauritania, Mali, Burkina Faso, Nigeri dhe Çadi, filluan një plan të ri në janar për të luftuar xhihadistët në zonë.

Lexo po ashtu:  Hidhen dy bomba para Ambasadës së Shqipërisë në Beograd

Franca ka pozicionuar 600 ushtarë shtesë, si pjesë e operacionit Barkhane, një operacion i vazhdueshëm kundër kryengritësve, i filluar në gusht të vitit 2014 dhe i udhëhequr nga francezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *