Të “braktisësh“ Zvicrën për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur me Maria Medinën një zvicerane që ka zgjedhur Shqipërinë si shtëpi të sajën. Dashuria që ka për kafshët, ka bërë që ajo të hapë edhe një fermë në afërsi të Vaqarrit. Medina tregon me entuziazëm arsyen e zgjedhjes së Shqipërisë dhe  çfarë përmban ferma “Ndihma për kafshët“.

“Në total kemi 300-340 kafshë por shifrat ndryshojnë pasi disa shërohen dhe adoptohen nga familjet. Nga këto 210 ose 215 janë qen. Kemi edhe 70 mace,“- shprehet Medina.

Qendra “Ndihma për kafshët“ strehon vetëm ato kafshë të cilat kanë vërtetë nevojë për kurim. Nëse gjendja e tyre shëndetësore përmirësohet, ato mund të adoptohen vetëm nga familjarët.

Në 14 vite jetesë në Shqipëri, Medina ka arritur të krijojë edhe një mendim të sajin personal sa i takon realitetit shqiptar dhe kafshëve.

“Shumica e mësojnë nga prindërit ose gjyshërit se një qen është diçka e shëmtuar por kjo nuk është e vërtetë. Këtu duhet filluar të mësohet se një qen mund të jetë një mik i familjes. Një qen për të cilin përkujdesesh mire, mund të japë jetën e tij për këtë familje. Vitet e fundit kanë ndryshuar disi. Për mua pak, por është një hap i madh për Shqipërinë pasi ka gjithmonë e më tepër njerëz që i duan kafshët dhe kjo është diçka e mirë, vetëm se ka shumë pak ndihmë për këto persona. Jo të gjithë e kanë këtë mundësi, siç e kam unë këtu,“- përfundon ajo.

Lexo po ashtu:  “Kjo nuk ishte bota ku unë ëndërroja që ti të jetoje”. Fragment prekës nga romani i Wanda Lamonica

Edhe në Shqipëri, janë shtuar ndjeshëm personat që  përkujdesen për kafshët ndërsa nuk është i pakët edhe numri i atyre që janë kundër projekteve për vrasjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *