Nga: Sinan Gashi

Louis Arbanas: “Deutsch – albanisches und Albanisch – deutsches Wörterbuch” von Louis Arbanas, në Biliothek der Sprachenkunde, botuar nga shtëpia botuese “A. Hartleben’s Verlag”,

Wien – Leipzig, 1910

Ndodh realisht që  mosdija jonë, në mos moslejimi për të hulumtuar nëpër institucionet shkencore e arkivore të botës, ka krijuar mangësi njohurish për shumëçka për kulturën dhe krijimtarinë tonë, e cila edhe është bërë jashtë trojeve etnike shqiptare, andaj tashti, tek-tuk, hasim në ndonjë vepër e cila ka të bëjë me kulturën shqiptare e që është botuar duku tjetër. Megjithatë kënaqësinë që na jep ajo gjetje, mbeten sërish enigma prapa, nga mosnjohja e autorit, që më raste nuk është përmendur më askund, në asnjë bibliografi. Kjo na krijon pastaj ankthin e mosnjohjes, për t’i dhënë udhë mendimit sqarues dhe, gjithsesi respektues, për  punën  intelektuale të akëcilit. Kështu ndodhi edhe me gjetjen e një fjalori të vogël dygjuhësh: gjermanisht – shqip dhe shqip -gjermanisht, por autori na lë enigmën pas. Cili ishte, çfarë e shtyri të hartoi këtë fjalor, si e njihte shqipen, ky është emër real apo mos është ndonjë pseudonim, kush e financoi botimin e tij jashtë dhe ç’mision kishte ai, e tjerë.

Lexo po ashtu:  Merr formë qasja ndryshe e Facebook ndaj aplikacioneve të tjera të komunikimit

Louis Arbanas (1872 -1965)

Sido që të jetë, diçka mësohet nga kërkimi ynë: se autori, është i lindur më 9 prill 1872, në një lokalitet Ljuta, komuna Konavale afër Dubrovnikut të Kroacisë dhe se pastaj ka jetuar në  qytetin Watssonville, Santa Cruz Country, California, SHBA-së, ku edhe e kishte përmbyllur jetën më 14 shkurt 1965. E, një fije lidhjeje e prejardhjes kombëtare shqiptare na shpie te mbiemri  A r b a n a s, emër që kroatët u kishin vënë shqiptarëve nga Ljarja e Shestani, të cilët kishin migruar në ato vise, duke ikur nga dhuna turke që nga viti 1700. Mbase ky është një pinjoll shqiptar. Po, lind pyetja se ç’ju deshtë këtij ky fjalor gjermanisht –shqip; mos ishte kjo kohë kur austro – hungaria ndihmonte shqiptarët edhe në arsimim dhe në hapjen shkolla shqipe, apo… Pastaj mungon përgatitja e tij për këtë lëmi dhe, fare në fund, ikja e tij për në Amerikë.

Sido që të jetë, vetëm përmendja e tij ka një respekt dhe vepra është një vlerë.

Lexo po ashtu:  Google dërgon përditësimin më të madh ndër vite të Chrome

Fjalori titullohet: “Deutsch – albanisches und Albanisch – deutsches Wörterbuch” von Louis Arbanas, në Biliothek der Sprachenkunde, botuar nga shtëpia botuese “A. Hartleben’s Verlag”, më 1910.

De fakto fjalori ishte bërë pronësi e autorit me rastësi, ngase këto materiale në gjuhën shqipe dhe serbokroate i kishte grumbulluar një shqiptar, me gjasë i kamur, nga Veriu i Shqipërisë. Të dhëna të tjera nuk janë dhënë.

Sa i përket gjuhës shqipe, autori mendon se është një mbetje e ilirishtes, që ka edhe elemente të greqishtes, por këtu janë edhe përzierje të latinishtes, sllavishtes dhe turqishtes.

Sipas rezonit të tij, gjuha shqipe ka tri dialekte:

1. toskërishtja me qendër Elbasanin, bazuar në greqishten,

2. dialekti shkodran, me një ndikim të fortë të italishtes dhe me një butësi shqiptimi, dhe

3. gegënishtja, përhapur në Shqipërinë veriore, te fiset e Bytyqit, Dukagjinit, Dushmanit, Gashit, Krasniqes, Hasit, Kastratit, Lumës, Shalës etj.

Për këtë shtrirje të tretë, ai mendon se ka fare pak fjalë të huaja dhe mund të konstatohet se cila është shqipja e vërtetë.

Lexo po ashtu:  Pjesë nga fjalimi i famshëm i Gandit “To the women of India”

Fjalori faktikisht ka fletë të humbura, të cilat i konstaton edhe ai, si dhe faqe që nuk mund të lexohen.

Fjalori në fund mban edhe një pjesë të testamentit të ri të të folmes së gegërishtes.

Gjithsej faqe janë  182.

Edhe pse nuk ka ndonjë vlerë mbase as për studiuesit e gjuhësisë, përmendja e tij ka një vlerë të kronologjisë së botimeve tona dhe për ne, që njohja me to veçsa e begaton literaturën shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *