RrGK prezanton raportin “Ku janë paratë për të drejtat e grave?”

Nesër, me 9 qershor nga ora 14:00-16:00, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) prezanton online para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Bruksel raportin e ri hulumtues “Ku janë paratë për të drejtat e grave?”.

Ky raport paraqet tendencat e financimit të organizatave për të drejtat e grave në shtetet e Ballkanit Perëndimor (BP), nga viti 2014 deri në pjesën e parë të vitit 2019.

Folëse në këtë ngjarje janë: Petra Tötternam Andorff, Sekretare e Përgjithshme, Fondacioni Kvinna till Kvinna; Lisa Bjuggstam, Këshilltare Ministrore, Zëvendëse e Departamentit për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Përfaqësuese e Përhershme e Suedisë në Bashkimin Evropian; Katarina Barley, Nënkryetare e Parlamentit Evropian; Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit dhe Udhëheqëse e Hulumtimit në RrGK; Massimo Mina, Drejtues i Ekipit, Kornizës financiare shumëvjeçare, Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë; dhe Liselotte Isaksson, Shefe e Sektorit për Shoqëri Civile dhe Integrim Shoqëror të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë.

Lexo po ashtu:  5 gjëra që duhet të dini për burrin që do të bëhet “kancelare”

Raporti është shkruar nga RrGK në bashkëpunim të ngushtë me shtatë organizata për të drejtat e grave në rajon: Rrjeti i Fuqizimit të Gruas (Shqipëri), Qendra e Grave Autonome (Serbi), Qendra për të Drejat e Gruas (Bosnje dhe Hercegovinë), Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Maqedonia e Veriut), Të drejta për të gjithë (Bosnje dhe Hercegovinë), Shoqata e Grave Peščanik (Serbi) dhe Qendra për të drejtat e grave (Mali i Zi), mbështetur nga Fondacioni Kvinna till Kvinna.

Organizatat për të drejtat e grave janë në vijë të parë për të adresuar pabarazitë gjinore që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor. Ato krijojnë ndryshimet, për më tepër ato janë avokueset, ofrueset e shërbimeve, studiueset dhe ekspertet që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në shoqëri, politikë, ligje, ekonomi dhe në nivelin individual në shtetet e tyre dhe më gjerë. Këto organizata mbesin të gatshme për të vazhduar adresimin e pabarazive gjinore në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Për këtë gjë, ato kanë nevojë për fonde. Ky raport shqyrton fondet e disponueshme për punën e tyre.

Lexo po ashtu:  Kurti, Rama dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Kjo ngjarje është e hapur për publikun, për të qenë pjesë e saj klikoni këtu: https://us02web.zoom.us/j/87217817912.

Ndërsa lansimi zyrtar i këtij raporti në Kosovë pritet të bëhet në shtator të këtij viti. Raportin mund ta shkarkoni këtu: https://kvinnatillkvinna.org/wp-content/uploads/2020/06/Wheres-the-Money-for-Womens-Rights.pdf

Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK
Mreža Žena Kosova – MŽK
Kosova Women’s Network – KWN
———-
Rr. Kadri Gjata, Kati II, Nr. 8
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
+381 (0) 38 245 850
Attachments:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *