Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri publikon udhëzimin e përditësuar për përdorimin e maskave kundër koronavirusit.

OBSH këshillon që pëlhura e maskës duhet të përmbajë të paktën tre shtresa me material të ndryshëm.

Mesazhi i OBSH në Shqipëri:

Udhëzim i përditësuar i OBSh-së për përdorimin e maskave për kontrollin e COVID-19 ? https://bit.ly/2AJYSMS

Udhëzimi i ri bazohet në faktet e niohura së fundi dhe ofron informacion të përditësuar se:

?kush duhet të përdorë maskë
?kur duhet të përdoret maska
?çfarë materiali duhet të jetë maska

Gjithashtu, udhëzimi i përditësuar përmban edhe informacion të ri lidhur me përbërjen e pëlhurës së maskës. OBSh-ja këshillon që pëlhura e maskës duhet të përmbajë të paktën tre shtresa me material të ndryshëm dhe ofron gjithashtu një udhëzim se si duhet të lahet dhe mirëmbahet pëlhura e një maske dhe se si duhet të përdoret maska në mënyrë të sigurt.

Përdorimi vetem i maskës është i pamjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e duhur nga #COVID19 dhe ajo duhet të përdoret vetëm si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse që përfshin distancimin fizik dhe #higjenëneduarve ?.

Lexo po ashtu:  Pemë apo perime? Një histori interesante për domaten dhe disa detaje që nuk i dinit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *