Mund të kalojë kohë e gjatë deri kur të na vijë rasti t’i përcjellim premierat filmike të shoqëruara me qilim të kuq në Hollywood.

Parakalimi i yjeve mbi qilim të kuq, që janë jetësore për premiera e filmave dhe ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, lulëzojnë me grumbullimin e aktorëve glamurozë, fustanet elegante dhe britmat e fansave të shumtë. Por derisa Hollywoodi vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit, premiera të mëdha në një të ardhshme të afërt do të duken shumë ndryshe.

Turmat e fotografëve, yjet e listës A, publicistët dhe adhuruesit që luten për autografe dhe “selfie” me idhujt e tyre janë elemente kyç në funksionimin normal të makinerisë së hollywoodit. Por ajo që i bën këto ngjarje të shoqëruara me qilim të kuq, aq të lakmuara për t’i ndjekur, është pikërisht ajo që i bën edhe shumë vështirë të menaxhohen në këtë periudhë të distancimit social, transmeton Koha.

Testi më i madh do të bëhet në muajin korrik kur të lansohen filmat e mëdhenj të hollywoodit, “Tenet” me regjisor Christopher Nolanin dhe “Mulan” nga studioja filmike “Walt Disney”. Këto janë dy projektet e para me buxhet të lartë, të cilat parashihen të lansohen nëpër kinema, prej mbylljes së tyre anembanë botës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shumica e filmave të mëdhenj tashmë i kanë shtyrë datat e lansimit për vitet 2021 dhe 2022.

Lexo po ashtu:  Këngët shiptare përballë atyre ruse, shikoni si reagojnë të huajt

Kompania e cila merret me organizimin e ngjarjeve në Los Angeles, “15|40 Productions”, që është përgjegjëse për organizimin e më shumë se 200 premierave hollywoodiane po konsultohet me disa studio filmike rreth planeve për zbatimin e rregullave të distancimit social.

“Jemi detyruar t’i rishpikim organizimet e ngjarjeve të shoqëruara me qilim të kuq, duke provuar t’i bëjmë funksionale pas karantinës, si dhe po mundohemi t’i mbajmë njerëzit sa me larg njëri-tjetrit”, ka thënë Craig Waldman, kryetar i kompanisë “15|40 Productions”.

Ekipi i kameramanëve dhe fotografëve të cilët zakonisht qëndrojnë në rendin e parë, tani do të ndahen nga barrierat, si dhe gazetarët do të qëndrojnë në distancë rreth 2 metrash larg aktorëve. Të famshmit do të kenë mundësi të komunikojnë me fansat përmes një ekrani gjigant të vendosur mbi qilim të kuq.

“Elementi i interaktivitetit të drejtpërdrejtë me fansat do të mund të ndodhë vetëm në të ardhëm, kur të gjendet një vaksinë për këtë sëmundje,” ka përfunduar tutje Waldman.

Lexo po ashtu:  "Rrethi në Kosovë më tepër e kishte në qejf praninë në shoqëri me ushqim e raki sesa me dituri profesionale", - Aktori me përmasa planetare Bekim Fehmiu

Pra, si përfundim, premierat pritet të shoqërohen me një numër të reduktuar të mediave dhe shumë maskave mbrojtëse.

Por, brenga më e madhe vazhdon të jetë dilema nëse aktorët e listës A do të jenë të pranishëm mbi qilim të kuq.

Ndërkohë publicistët janë treguar kreativë përmes premierave virtuale dhe intervistave, të cilët aktorët i kanë realizuar përmes aplikacioneve “Zoom” dhe “Skype”, nga shtëpitë e tyre. Por asgjë nuk krahasohet me entuziazmin dhe emocionet që i sjell qilimi i kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *