Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kërkuar nga personeli qeveritar amerikan dhe nga qytetarët amerikanë në Kosovë që të shmangin sheshet e Prishtinës nga data 10 deri më 17 qershor.

Ky apel i Ambasadës Amerikane vjen pasi, sipas paralajmërimit, priten disa zhvillime, si për 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ashtu edhe për tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje më 12 qershor.

Për këtë të fundit, ambasada amerikane paralajmëron se, ndonëse i thirrur si tubim i qetë, i njëjti mund të shndërrohet në tubim të dhunshëm.

“Disa ngjatje janë paralajmëruar nga 10 deri më 17 qershor, 2020. Këto ngjarje përfshijnë, por jo vetëm, përvjetorin e 21-të të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje. VV-ja po organizon një protestë politike (“tubim”) më 12 qershor, në sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë. Personeli qeveritar amerikan dhe qytetarët amerikanë këshillohet të shmangin zonat e demonstratave dhe të jenë të kujdesshëm nëse gjenden në afërsi të ndonjë tubimi të madh, proteste apo demonstrate. Edhe tubimet e proklamuara të qeta shpejt mund të shndërrohen në të dhunshme. Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, transmeton KP

Lexo po ashtu:  Gazetari Ahmeti ka tri pyetje: Vjosa Osmani të sqarojë tri çështje brenda javës

Veprimet që ambasada amerikane këshillon qytetarët e vet t’i ndërmarrin, janë si në vijim:

Shmangni zonën (sheshi Skënderbeu në Prishtinë, më 12 qershor).

Kontrolloni mediat lokale për lajme të reja për protestën e sipërpërmendur si dhe për zgjerimin e saj në qytete tjera.

Shmangni turmat.

Mos bini në sy.

Lajmëroni miqtë dhe familjet për vendndodhjen tuaj.

Jini të kujdesshëm për ambientin tuaj rrethues.

Rishikoni planet tuaja të sigurisë personale. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *