Agjencia e lajmeve ruse në gjuhën serbe ‘Sputnik’ që shquhet për lajme propagandistike ka publikuar një shkrim të një anëtari të Partisë Republikane në ShBA, Andreja Komnenovic i cili shërben edhe në kampanjën e Presidentit Trump në shtetin amerikan të Georgias se i njëjti do të provojë të bind Presidentin amerikan se Kosova e pavarur do t’i kushtojë më shtrenjtë shtetit amerikan sesa ta mbajë Kosovën në Serbi.

Andreja Komnenovic ka thënë për ‘Sputnik’ se Presidenti Trump është biznismen dhe se do t’ia tërheqë vëmendjen atij se taksapaguesve amerikanë do t’u kushtojë më lirë të mbajnë Kosovën në Serbi sesa një Kosovë të pavarur.

““Pasi Trumpi është biznesmen, do t’ia tërheq vëmendjen për analizën e kostove dhe përfitimeve të pavarësisë së Kosovës. Është një opsion shumë më i lirë për një taksapagues në Amerikë që ta mbajë Kosovën në Serbi. Kosova nuk mund ta mbështesë veten, do të jetë barrë e taksapaguesve amerikanë dhe kjo është diçka që e tmerron presidentin Trump”, ka thënë ai për Sputnik.

Lexo po ashtu:  A e dini pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës kur pasagjerët futen në aeroplan?

Komnenovic i cili është avokat dhe anëtar i Partisë Republikane ka thënë për Sputnik se këtë do t’ia thotë Presidentit Trump të cilin do ta takojë gjatë kampanjës presidenciale

Ai shton se politikanët nga Serbia gjithashtu duhet të luajnë me kartën e tij, që nuk duhet të harrojnë se Donald Trump është një person që në mënyrë eksplicite del publikisht kundër shpenzimeve shterpe të parave amerikane në ndihma ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *