Përveç pandemisë, një tjetër problem me të cilin po përballemi çdo ditë është alergjia! Polenat janë aty sapo del nga shtëpia, sytë skuqen, ti teshtin pa pushim dhe njerëzit përforcojnë distancën e sigurisë. S’mbaron me kaq. Grimi është një tjetër çështje që duhet zgjidhur sepse alergjia ka fuqinë të ta transformojë. Ç’duhet të bëjmë?!

Si fillim, të gjithë bien dakort se kush vuan nga alergjitë duhet të përdorë rimel dhe penel rezistent ndaj ujit. Kush do të donte të ecte mes polenit, të lotonte dhe të përfundonte si panda, me rimel të rënë nëpër faqe.

Së dyti, konsideroni të hiqni dorë tërësisht nga lapsi i syve, sidomos në pjesën e poshtme të syrit. Nëse keni nevojë për definimin që lapsi i jep syve, bëni të njëjtën gjë, por me ton pluhur.

Për të fshehur hundën e kuqe, përdorni një korrektor të gjelbër. Përdoreni në sasi të pakta, pasi punën e bën njësoj. Sipër shtresëzoni fondatinë dhe korrektor normal  nëse shihni se ju duhet. Poshtë syve, rekomandohet një korrektor i verdhë.

Lexo po ashtu:  Emrat e viktimave të dhunës në familje vendosen në rrugët e Tiranës

Alergjitë vijnë me fytyrë të enjtur dhe e mira e të mirave është të pakësoni enjtjen para se të nisni aplikimin e grimit. Mund të ndiqni metodën më të thjeshtë deri më sot. Fusni dy lugë në ngrirje natën dhe në mëngjes vendosini sipër syve për disa minuta.

Nëse sërish dukeni të enjtur, konsideroni konturimin e fytyrës. Mollëzat e kërcyera dhe nofullat e prera dalin në pah si kurrë më parë me pak kontur.

Burimi: Allure

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *