Kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian duhet të hiqen pjesërisht deri më 1 korrik, ka thënë diplomati më i lartë i bllokut, sipas Associated Press.

Josep Borrell tha të Mërkurën se Komisioni Evropian do të diskutojë një plan të koordinuar me vendet anëtare dhe “do të paraqesë një qasje për heqjen graduale dhe të pjesshme të këtyre kufizimeve që nga 1 korriku, me disa vende të treta.”

I gjithë udhëtimi, përveç atij thelbësor nga jashtë Evropës është i kufizuar deri më 15 qershor. Shumë ministra nga BE me 27 shtete sugjeruan në fillim të këtij muaji që ata dëshironin që ky afat të zgjatej deri në fillim të korrikut.

Sa i përket kufijve të brendshëm të BE-së, Borrell tha se komisioni ekzekutiv mori parasysh që disa vende janë në proces të heqjes së kontrolleve të kufijve të brendshëm të imponuar për të mbajtur njerëz nga shtetet e tjera anëtare.

Lexo po ashtu:  Presidentja Osmani: Përkujtimi i Holokaustit është obligim jetësor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *