Mikrobilogu i mirënjohur, Lul Raka, i cili ka qenë mjaft aktual kohët e fundit për shkak të pandemisë COVID-19, dje ka publikuar një mesazh kërcënues nga një person të cilit nuk ka dashur t’ia publikojë identitetin.

Në mesazh Raka dhe familja e tij kërcënoheshin nëse do të merrej vendimi i ri për futje në karantinë.

Kjo shktaktoi reagime të shumta duke i dalë në mbrojtje mikrobiologut Raka. Ndërkaq, në profilin e tij në Facebook, Raka ka shkruar se tashmë këtë rast e ka denoncuar në polici.

Gjersa thotë se këtë dukuri e ka kuptuar si pjesë përbërëse të ecurisë së pandemisë dhe pjesë normale të sfidës në të cilën është futur prandaj nuk është përgjigjur në sharje, ofendime apo nënçmim nga ata që kanë pasur mendime tjera.

“Ju falënderoj për mbështetjen Tuaj dhe ju kërkoj falje për shqetësimin që ua kam bërë me mesazhin e mbrëmshëm, të cilin e publikova pas denoncimit në polici. E kuptoj shqetësimin e shumë njerëzve që mendojnë ndryshe nga unë dhe më bëjnë fajtor kujdestar për problemet e tyre të përditshme- nga humbja e vendeve të punës, bizneseve apo shqetësimeve psikologjike”, ka thënë Raka.

Lexo po ashtu:  Imer Mushkolaj emërohet drejtor ekzekutiv i KMShK-së

Në fund ai ka shkruar se si çdo njeri “edhe unë do ta mbroj familjen në çdo kohë, nga çdokush dhe me çdo mjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *