Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në prag të zgjedhjeve në Serbi ka folur për problemin ende të pazgjidhur me Republikën e Kosovës.

Kreu i shtetit serb thotë se aktualisht zgjidhja e problemit me Kosovën është e vetmja çështje që po e lë pa gjumë. Megjithatë ai ka thënë se do të luftojë edhe më shumë se në të kaluarën sa i përket Kosovës.

“Arsyeja e vetme pse unë s’mund të fle është Kosova. Nuk më intereson për ekonominë. Dhe ajo çfarë mund të iu them njerëzve është që do të luftojë edhe më shumë sesa në të kaluarën”, ka thënë Vuçiç,

Gjithashtu Vuçiç ka thënë se pret që të rritet presioni për të gjetur një zgjidhje finale Kosovë-Serbi dhe gjithashtu ka treguar se ka mospajtime mes fuqive perëndimore rreth asaj se kush duhet të drejtojë dialogun.

Lexo po ashtu:  SHBA premton 1 miliard dollarë shtesë në ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *