Deputeti Fitim Uka nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për vendimin e qeverisë në krye me Avdullah Hotin për heqjen e masës së reciprocitetit, raporton Gazeta Express.

Uka ka thënë se heqja e reciprocitetit e shpërfaqë hipokrizinë e kësaj qeverie, që ai e ka quajtur ilegale.

“Jo vetëm reciprociteti po në fakt secili veprim dhe secila ditë e kësaj qeverie ilegale, e shpërfaq hipokrizinë e aktorëve kryesorë të saj. Nuk e kam menduar që kjo pandemi që e imponon bartjen e maskave, i largon kaq lehtë e kaq thjeshtë maskat e tyre. Presidenti që e do mjegullën kërkonte me çdo kusht që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, e në këtë mes nuk mungonte besnikëria e LDK’së që shpalljen e jashtëzakonshme e shihte si shpëtim”, ka thënë ai.

I njëjti ka përmendur edhe rastet që u konfirmuan mbrëmë me koronavirus, derisa, ka pyetur se pse nuk është përmendur më shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Vetëm mbrëmë janë 29 raste, asnjë fjalë e vetme asnjë deklaratë e kërkesë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Edhe në kohë të pandemisë këta nuk e kishin mendjen te mirëqenia e qytetarëve, por, i ëndërronin karriget e përkohshme. A vlen jeta e qytetarëve dje më pak se sa vlen sot, apo nuk vlente as dje as sot?

Lexo po ashtu:  Zyrtare/ Policia del me detaje për kameramanin e arrestuar, hetimet ndaj tij do të vazhdojnë sepse...

Vetëm për të luftuar qeverinë Kurti, e kishin lënë shtetin pa asnjë rezervë shtetërore. Bënit presion përmes Gjykatës Kushtetuese duke tentuar me çdo kusht që të shkaktonit kriza politike”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *