Prania e tij ka shkaktuar ankesa të mëdha nga influencerët e medias sociale të cilët pretendojnë se videot e tyre janë ripostuar pa leje.

Google ka larguar nga Play Store aplikacionin Zynn pas akuzave se ka vjedhur përmbajtje nga aplikacionet e tjera.

I ngjashëm me stilin e TikTok, aplikacioni paguante përdoruesit të cilët regjistrohen dhe shohin video dhe është bërë një prej aplikacioneve më të shkarkuara në SHBA.

Por prania e tij ka shkaktuar ankesa të mëdha nga influencerët e medias sociale të cilët pretendojnë se videot e tyre janë ripostuar pa leje.

Zyn tha se ka lançuar një metodë të re për përdoruesit të raportojnë plagjiaturën. Platforma është themeluar nga Kuaishou, rivali Kinez i pronarit të TikTok ByteDance.

Për herë të parë u bë i disponueshëm në fillim të muajit Maj. Përdoruesit fitojnë para në aplikacion duke parë video e ftuar miqtë të regjistrohen. Fitimet mund të konvertohen në karta dhuratë ose të transferohen në PayPal.

Google ka larguar aplikacionin nga Play Store pa konfirmuar arsyet për këtë vendim.

Lexo po ashtu:  Xiaomi do të zbuloj telefonin transparent Mi 9, në MWC 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *