Rrjeti zviceran i supermarketeve ‘Migros’ ka reaguar ndaj protestave kundër racizmit që kanë përfshirë vende të ndryshme të botës me heqjen e ëmbëlsirave “Moretti” , apo “ kokë arapi” nga raftet e tij.

Pas vitesh të tëra polemikash e peticionesh, mbërrin kështu bllokimi i çokollatave të prodhuara në 1946-tën nga kompania Dubler. “Vendosëm ta heqim këtë artikull nga marketet tona. Debati aktual na ka shtyrë të bëjmë një rivlerësim të situatës.

E kemi të qartë se edhe vendimi ynë do të ngjallë diskutime”, shkruhet në faqen e Twitterit të “Migros”-it, transmeton Shqip. Kjo nuk është hera e parë që “Moretti” shkakton polemika. Një peticion i ndërmarrë në 2017-tën kërkonte një emër të ri për këtë ëmbëlsirë, por prodhuesit zgjodhën t`i qëndronin besnikë emrit historik të saj.

Lexo po ashtu:  Kundër diskriminimit serb/ Shqiptarët e Luginës protestojnë sërish, sot marshi zhvillohet në Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *