Presidenti i Serbisë Vuçiq në emisionin “Tema e parë” ka zbuluar detaje rreth vazhdimit të mundshëm të dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit,

“Përherë kemi zgjidhje. Kam frikë se nuk janë më të mirat. Vetëm po shikoj këtë heroizëm dhe atë se si të gjithë do të ruajnë gjithçka, si çdo gjë është mirë. Ne duhet të kujdesemi për popullin tonë, të investojmë në shëndetësi dhe shkolla. Të shkojmë në investime edhe më të mëdha dhe të luftojmë për interesat kombëtare. Ata bëjnë çdo ditë presion që nga ndalimi i fushatës”, tha Vuçiq.

Para neve është platforma e re e bisedimeve që nënkupton ndryshimin e rezolutës 1244.

“Lista e dëshirave të mira e politikanëve të papërgjegjshëm. Kosova është fëmijë i tyre, kanë luhatur djepin, tash ky fëmijë është i padëgjueshëm. Ata e dinë kush janë prindërit e këtij shteti. Nuk do ndryshojnë qëndrimin as Gjermania as Britania. Pres ardhjen e Lajçakut menjëherë pas zgjedhjeve , ndoshta me 22 qershor, ndërsa me 23 shkoj në Moskë e tre ditë pastaj në Uashington”, tha Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i pakorruptuar, Kurti, takohet sot me Vuçiq në Bruksel, kjo është agjenda

Duhet të bisedojmë edhe për asgjë, prapë duhet të bisedojmë

Më pas ai ka shtuar se “përherë nga kanë bërë presion, nuk di pse ju duke me rëndësi nëse në tavolinë do të na vendosin Lajçakun apo Grenellin, që nuk ndryshon asgjë. Cili është dallimi në zgjidhjen që do të na ofrojnë njëri dhe tjetri. Propozimi i tyre do të jetë pavarësia e Kosovës, edhe Evropa e edhe Amerika do të kërkojnë që ne të pranojmë në këtë apo mënyrën tjetër. Bisedimet kryesore do të zhvillohen nën udhëheqjen e BE, sepse ne jemi në rrugën evropiane”, ka thënë presidenti Vuçiq.

“Platforma jonë është se ne luftojmë për secilin serb në Kosovë, secilën shtëpi dhe duke mos injoruar realitetin. Kosova është pjesë e Serbisë, por në platformën e tyre shkruan se është shtet i pavarur. Ata nuk duan që të takohemi në gjysmë të rrugës. Ata dëshirojnë që Serbia të mos fitoj asgjë. Duhet të bisedojmë edhe për asgjë duhet të bisedojmë”.

Lexo po ashtu:  Tre llojet e budallenjve sipas Fernando Savater

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *