Pothuajse aksidentalisht gazetari dhe kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi ka nxit një debat me rastin e vizitës që i bëri Bylusit antik. Ai e karakterizoi atë si qytet antik grek. Kjo mjaftoj që të shpërthejnë reagime e debate në Shqipëri, por edhe në Greqi. Turmëria parapolitike shqiptare në Kosovë dhe Makedoni jo, sepse kanë hallin kush ishte, kush është e kush duhet të bëhet kryeministër e president…

Fatkeqësisht, gjithandej në botë, po të ekzistonte mundësia të zbulohej ndonjë pordhë e lëshuar në Europën Juglindore në kohën e antikitetit, menjëherë GREKE do të karakterizohej. Që do të thotë, gjithçka në këtë hapësirë gjeografike në kohë të antikitetit, karakterizohet GREKE, edhe pse, në fakt, nuk ishin GREKE.

Emërtimet greke, greqishte, greqi nuk përmendet fare në Iliadët dhe Odisenë e Homerit, ndërsa përmendet 24 herë emërtimi DARDAN, në trajtë e formë të ndryshme.
I vetmi është Aristoteli që ka bërë një shënim “tangjent” se në Bregdetin Lindor të Detit Jon jeton një popullsi e vogël, që vetën e quajnë GREK. Askush tjetër nuk ka shkruar për ekzistencë të grekëve. Vet Aristoteli është përndjekur nga Athina si “barbar”, siç quanin athinasit dorean të gjithë ata që ishin tjetërfarë. Ndërsa athinasi Demosten (384 – 322), në fjalimet e tij, të quajtura “filipika”, i diskualifikonte Filipin II të Makedonisë, – rrjedhimisht edhe Djalin e tij e të Olimbisë Ilire, Aleksandrin e Madh, – si “barbar” e pushtues të Athinës. Megjithatë, studiuesit pisa e romantik, grekofil, edhe sot e kësaj krejt gabimisht përdorin karakterizimin “grek” “greke” dhe “greqi” për këdo e gjithçka që është dhe ka të bëjnë me Europën Juglindore të Antikitetit.

Lexo po ashtu:  Himni për lumturinë i Henry Millerit

Emërtimi GREK dhe GREQI është përgjithësuar, politizuar e “zyrtarizuar” si emërtim botëror vetëm kur Roma e ka pushtuar Europën Juglindore në vitin 146 para Erës sonë. Sipas studiuesit francez Robert d’Angely (vepra “Enigma…”), Romakët i quajtën GREK dhe GREQI popujt dhe hapësirën e sapopushtuar të Europës Juglindore. Kjo sepse popullsia pellazgo-greke e Bregdetit Lindor të Detit Jon, kishte komunikim të rregullt tregtar e kulturor me Etruskët e Bregdetit Lindor të Detit të Jonë. Të dy këto popullsi e flisnin të njëjtën gjuhë.

Dhe, meqë botërisht dihet (përjashto shqiptarucët) se Romën e kanë themeluar Dardanët e Eneas dhe Etruskët, atëherë i bie që Roma për shkak të njohjeve Etrusko-Greke, e ka praktikuar emërtimin GREQI për Europën Juglindore, të sapopushtuar. Ndërsa gjuhen, që e përdorte kleri dhe elita intelektuale në atë hapësirë, e kanë quajtur GREQISHT, edhe pse ai emërtim nuk është njohur e përdorur deri në vitin 146 p.E.s., kur ndodhi pushtimi në fjalë.

Është koha, që të paktën studiuesit shqiptarë të jenë më të vëmendshëm, kur përdorin emërtimet GREK, GREQISHT, GREQI, sepse këto emërtime janë gjetje të shekullit 19-të, nga romantikët gjermanë e francezë…
Vetë helenët e “Greqisë” së tanishme, nuk e quajnë veten GREK, as Shtetin nuk e quajnë GREQI. Përkundrazi, helenët shovinistë e nacionalistë, kur duan ta shajnë njëri-tjetrin me ndonjë pezhorativ diskualifikues, e shajnë me pezhorativin GREK…/Ibrahim Kelmendi/

Lexo po ashtu:  Lëvizja e fundit e Samsung do ti bëjë smartfonët shumë më të shpejtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *