Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mbajë aktivitete për javën e Lëvizjes, sot kanë njoftuar se do të organizojnë ditën e mërgatës, ku prej orës 18:00, do të ketë një bashkëbisedim virtual me anëtarë e bashkatdhetarë në të cilën marrin pjesë kryetari Albin Kurti, sekretarja organizative Vlora Haxhimehmedi dhe deputetja Fitore Pacolli.

Në njoftimin e VV-së thuhet se mërgata ka qenë dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e vendit.

Ky është njoftimi i plotë:

Mërgata ka qenë dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e vendit. Ajo është jo vetëm ndihmë, por është edhe dashuri e pakushtëzuar ndaj vendit. Mërgata nuk është jashtë, ajo është gjysma e jonë.

Në kuadër të javës tradicionale të Lëvizjes sot kemi ditën e mërgatës. Prej orës 18:00 do të kemi një bashkëbisedim virtual me anëtarë e bashkatdhetarë në të cilën marrin pjesë Kryetari Albin Kurti, Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmedi dhe deputetja Fitore Pacolli.

Për ju bashkëatdhetarë që dëshironi të beheni pjesë e këtij bashkëbisedimi ju lutemi të kontaktoni qendrat e Lëvizjes ku jetoni.

Lexo po ashtu:  Berisha zbulon datën e protestës së parë të opozitës së tij

Përherë mirënjohës,
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *