Shqiptarët i gëzohen ardhjes së VetëVendosjes ne Iliride, jo vetëm sepse BDI ua pruni jetën ne maje të hundes, por akoma më shume, për faktin se nuk gjejnë shpresë tek partitë shqiptare opozitare, nese mund te quhen ashtu. Për faktin se, në qendrimet dhe veprimtarine e tyre politike, partite e tjera nuk i dallon asgje nga BDI ne pushtet.

Madje edhe statusi i tyre opozitar eshte moralisht i diskutueshem per faktin se pothuajse te gjitha e provuan komoditetin e vasalit ne koalicionin qeveritar me partite sllave ne pushtet, perveç Levizjes Besa, e cila shkoi akoma më larg – që në në zgjedhjet e paralajmëruara për korrik të këtij viti, para shqiptarëve të dalin krah për krah me një parti sllave.

VV eshte shprese per shqitptaret. Eshte nje aset kombetar, i cili aq sa vlere te madhe ka për gjithe shqiptarët, e në veçanti per shqiptaret e ish IRJM, aq i ngarkon bartesit e ketij aseti me nje pergjegjesi te madhe.

Lexo po ashtu:  Qosja: - Kjo është kohë e sundimit të dhunës. Me të i çel dyert, që s’i çel mendja dhe i shtrin poshtë grushtet e urrejtjes. Nuk ka tjetër ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *