Simone Micheli, arkitekt i njohur italian që predikon si filozofi të punës së vet “luksin demokratik” njofton në faqen e vet online për një projekt të quajtur “Saranda Beach Village”. Micheli, që ka qenë më herët në Shqipëri ku edhe ka hapur një ekspozitë, thotë se fshati në fjalë do të nisë së shpejti pas një mirëkuptimi mes tij dhe klientit Luan Leka, një biznesmen i njohur shqiptar.

Fshati do të jetë 39 hektarë, “dy hapa nga gjiri i Kakomesë”, “një nga plazhet më të pandotur që mund të gjenden në bregun ballkanas”.

Projekti konsiston në një hotel luksoz me 400 dhoma dhe 300 vila magjepsëse ku do të dominojnë shenja totemike, të shenjta…

I kundërvihet qëllimisht natyralitetit të hapësirës përreth për të krijuar contrast, thyerje, ndërveprim dhe për t’u konfiguruar si një vepër anti-mimetike…, njofton arkitekti në fjalë.

Kështu ky projekt i shtohet listës së projekteve të tjera që pritet të okupojnë bregun shqiptar, që shumë shpejt do të jetë mollë e ndaluar për shumë qytetarë të këtij vendi. Të kuptohemi, projekti në vetvete mund të jetë shumë i mirë, por siç u bë me dije edhe dje, pikërisht në zonën e Nivicës ku ndodhet Kakomeja, ka probleme me regjistrimin e pronës. Dhe këtë nëse nuk e di Micheli, patjetër që e di “i iluminuari Luan Leka”.

Lexo po ashtu:  Kush janë katër “kursimtarët” e BE-së?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *