I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Twitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.
I dërguari Special i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka treguar se çka mund të ndodhë nëse pala serbe e kosovare nuk janë të kënaqura nga diskutimet e parapara më 27 qershorit.
Grenell shkruan se nëse një gjë e tillë ndodhë, Prishtina zyrtare e Beogradi zyrtar do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni.
”Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Washingtoni.
Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime. (2/2)”.