Janë në cdo moment super të kuruara, dhe e dinim se duhet të shpenzojnë mjaft.

Thuhet se për një anëtare të familjes, mirembajtja e flokëve, thonjve dhe lëkures në muaj kushton deri në vlerën 145.000 euro. Ky është shpenzimi maksimal, dhe i takon Kimit, që sic thotë Express, llogarit këtu edhe trajtimet për nxirjen e trupit. Vetëm trajtimet e fytyrës i shkojnë 6.700 euro. Thonjtë i rregullon çdo 10 ditë, me një kosto prej 440 euro për çdo herë. 1.115 janë vetëm për vetullat, për shërbim në shtëpi. Khloe Kardashian shpenzon 127,300 euro në muaj, e këtu hyjne dhe paratë për seanca stërvitore personale me trajnerin Don-A-Matrix në shtëpi, i cili mendohet se paguhet deri në 2.230 euro në javë. Kylie Jenner shpenzon 123.800 euro në muaj. Ajo është kliente e rregullt e stilistit të flokëve Tokyo Stylez, i cili fiton nga ajo rreth 6000 euro për një shërbim në shtëpi dhe për produktet e tij.

Për fryrjen e buzëve, Kylie shpenzon 150 euro për një takim dhe mendohet se e merr këtë trajtim dy herë në muaj. Kourtney Kardashian mendohet se shpenzon shumë më pak sesa motrat e saj, rreth 60.230 euro në muaj, dhe e fundit në listë Kendall Jenner shpenzon 22.300 euro në muaj për pamjen e saj.

Lexo po ashtu:  Rita Ora bën apel në gjuhën shqipe: Mos kini frikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *