Beqir Elshani

Sa e tmerrshme, politikani francez, Eric Ciotti, përndryshe anëtar i Asamblesë Kombëtare Franceze, në profilin e tij zyrtar ka thënë se nuk do të lejojnë që rrugët e Dijonit të bëhen sikurse ato të Kosovës ku sipas tij “shëtitën bandat me kallashnikov në dorë”. Prandaj më bën të dyshoj nëse me të vërtetë politikani është i shkallës franceze. Them kështu, sepse shteti i tij – Franca, është sa e madhe po aq edhe e bukur, si në gjeografi e histori, ashtu edhe në shkencën e kulturës dhe teknikës, në dallim me Kosovën shumë të re, e cila sapo ka dalë nga gërmadhat e luftës shumëvjeçare nën sundimin e gjatë e të egër jugosllav.

Duhet pasur parasysh se Shqipëria Etnike me gjithë Kosovën ka qenë 500 vjet nën sundimin e Peradnorisë Osmane, pastaj 100 vjet të fundit, mu në kohën e zhvillimit dhe lulëzimit europian, mbeti nën sundimin e Federatës Jugosllave. Në anën tjetër, politikani francez duhet pasur kujdes, sepse Franca është djep i artit, kulturës dhe letërsisë, me tradita të mëdha. Pallatet mesjetare që gjenden në qyetet e shumta franceze, nuk i ka asnjë qytet në Ballkan, jo më Kosova.

Lexo po ashtu:  Shkrimtari Veton Surroi: Modeli i gjarprit për shkatërrimin e PTK’së

Atë çfarë deklaron politikani francez, Kosovës i duhen edhe disa vjet zhvillim ekonomik të vendit dhe arsimim të popullit, megjithatë nuk meriton të bëhet krahasimi i Francës së Madhe me Kosovën e vogël. Nuk thonë kot latinët, shqiponja nuk zë miza, prandaj, Franca nuk duhet të merret me vogëlsira.

Më bëri përshtypje deklarata e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili reagoi se rrugët e Kosovës janë shumë më të sigurta se ato në Francë, së cilës nuk do t’i shtoja asnjë fjalë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *