“Në këtë gjë që bëjmë ne, duhet të përdorësh gjithmonë trurin, dhe duhet të përdorësh gjithmonë armën”. Kjo ishte këshilla e bosit të pamëshirshëm të mafias së Filadelfias, “Little Nicky” Scarfo për nipin e tij, Phil Leonetti, i cili eci shumë përpara dhe bëri gjëra të mëdha në botën e paligjshme të Qytetit të Dashurisë Vëllazërore. “Phili i Cmendur” e mësoi shumë herët që sekretet, urtësia, dhuna dhe rryshfeti ishin celësat për t’u bërë “njeri i respektuar” si xhaxhai i tij, Nicky. Që kur ishte fëmijë, i shihte mashtruesit si figura tmerrësisht joshëse – tipa të rregullt por me armë në brez – të cilët rrethanat i detyronin të bënin zgjedhje të vështira për të mbijetuar.

Dhe nuk ishte i vetëm në këtë këndvështrim për botën.

Prohibicionizmi e kishte pastruar imazhin e Robin Hood-it që kishte mafia dhe i kishte pasuruar gangsterët përtej cdo imagjinate.

Sigurisht që ishin banditë, por Sindikata siguronte mallra dhe shërbime – alkool, narkotikë, seks dhe bixhoz – kërkesa për gjithë këto ishte shumë e lartë, por oferta e vogël. Vec kësaj, askush nuk lëndohej – përvec gangsterëve të tjerë. Kështu që, ishte e lehtë të largoje sytë nga ky realitet i zymtë: Mafia ushqehej me vrasje, korrupsion, lakmi dhe tradhëti dhe ajo vinte në rrezik vetë zemrën e kombit amerikan.

Lexo po ashtu:  Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Nën magjinë e Mafias

Edhe njerëz të famshëm si Frank Sinatra, Elvis Presley, Dean Martin, Lana Turner, Donna Reed dhe Phyllis McGuire u bënë pre e magjisë së Mafias. E pabesueshme, por idhuj të Hollyëoodit kaë qenë krenarë të quajna vrasës të pamëshirshëm, si miqtë apo edhe të dashurit e tyre!

Kur bosi i familjes Colombo, Andrew “Andy Mush” Russo u kontrollua nga agjentët e FBI në 2011, aktori James Caan, që luante rolin e Sonny Corleones tek “Kumbari”, ofroi që të paguante për lirimin e tij. Djali i tij, ylli i shfaqjes televizive “Hawaii Five-O”, Scott Caan e quajti Russon “mik të jashtëzakonshëm, më i miri që një njeri mund të ketë”.

Por, e vërteta është që mafiozët nuk kanë miq – apo skrupuj të çfarëdolloji. Ish prokurori federal, James Ëalden e quan Mafian “një grup minjsh që hanë cdo gjë që u del përpara, përfshirë njërit-tjetrin”. Një detektiv veteran në New York City thotë: “Kodi i Nderit i Mafias është një legjendë. Ata vrasin vëllezërit, kushërinjtë, dhe xhaxhallarët e dajat. Aksioni i vetëm i Cosa Nostra-s është tradhëtia. I vetmi rregull i vërtetë është: Kërko Numrin Një”.

Lexo po ashtu:  Kili bën histori! 36 vjeçari bëhet me “knock out”, presidenti më i ri i të gjitha kohërave

Me kalimin e viteve, agjencitë e zbatimit të ligjit kanë shfrytëzuar interesat egoiste të mafiozëve për të gjunjëzuar Sindikatën e krimit. Të gjendur përballë ekzekutimit apo burgimit të përjetshëm, ata kanë cicëruar si kanarina për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe për të ndihmuar në burgimin e “goodfellas”.

Si rezultat, ndikimi i mafias në sipërmarrjet e mëdha kriminale të SHBA është dobësuar. Banda të reja, më të pamëshirshme dhe të etura për gjak, kanë zënë terrenin që dikur i përkiste Cosa Nostra-s. Me forcimin e mafias së pamëshirshme ruse dhe karteleve latinë të drogës, kohët e lavdishme të kumbarëve kanë ikur tashmë, dhe sot ata mbretërojnë në një mbretëri të tkurrur të mëkatit. Mbani mend cfarë i tha Tony Soprano të tijëve? “Eshtë shumë mirë të fillosh dicka nga poshtë. Unë erdha shumë vonë. Por kohët e fundit, po kam ndjesinë që kam ardhur në fund. Më e mira ka kaluar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *