Nëse keni qenë duke pritur për një arsye të re për të mbyllur Facebook, mund të jeni me fat sot.

Një raport nga kompania për hulumtimet e sigurisë, Krebs on Security, e konfirmuar nga vetë Facebook, zbulon se rrjeti social ruante në mënyrë ilegale fjalëkalimet për miliona përdorues të tyre, duke i lënë ata të ekspozuar dhe të kërkueshëm për mijëra punëtor të tyre.

Blogu i Facebook-ut, natyrisht, nuk jep numra të hollësishëm, por thotë se do të njoftojë “qindra miliona” përdorues të aplikacionit Facebook Lite, “dhjetëra miliona” përdorues të aplikacionit të rregullt të Facebook, dhe “dhjetëra mijëra” nga përdoruesit e aplikacionit Instagram.

Krebs on Security, nga ana e tyre, pohon se numri i përdoruesve të prekur mund të jetë diku midis 200 milion dhe 600 milion, duke u bazuar në informacionin që është aktualisht në dispozicion, por që mund të shkojë edhe më lart.

Burimi i tyre i brendshëm në Facebook ka thënë se kompania është duke u përpjekur të mbajë numrat poshtë vetëm duke numëruar gjërat që aktualisht janë të ruajtura në depon e tyre të të dhënave.

Lexo po ashtu:  Rivaliteti i egër i dy miliarderëve, Musk sulmon Bezos

Të gjitha këto fjalëkalime ishin të qasshme për më shumë se 20,000 punonjës të Facebook-ut, sipas raportit të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *