Puka është kthyer në qendër atraksioni turistik ku natyra e mrekullueshme dhe ndërhyrjet në infrastrukturë e kanë shndërruar në një vend që jo vetëm ia vlen ta vizitosh, por edhe të kalosh pushimet. Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me bukurinë e peizazhit pukjan.

“Me këto pamje të transformimit të Pukës nga një zonë e braktisur për vite të tëra, në një destinacion të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të bukur”, tha Kryeministri Rama.

Ndër investimet e kryera në Pukë janë rivitalizimi i shëtitores së qytetit, një investim prej 2.2 miliard lekë që përfshin rivitalizimin e sheshit “Tërbuni” atë pranë urgjencës dhe Hotel Turizmit, ndriçimin dhe shëtitoren në mesin e dy shesheve.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Po kështu është bërë i mundur dhe rikonstruksioni me sistem kapot i fasadave të ndërtesave që përfshin zonën e rivitalizuar.

Puka është një qytet alpin në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana. Ajo mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra, për të përballuar më tej ditët e lodhshme të punës dhe zhurmat e qyteteve të mëdha. Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kanadaja klasifikon “Djemtë krenarë” si terroristë

Vendi parë për t’u eksploruar është liqeni i qytetit, i sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizimit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *