Teki Dervishi ka qenë publicist, shkrimtar dhe intelektual i shquar kosovar, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe.

Deri në vdekjen e tij ishte drejtor i gazetës ditore “Bota Sot”. Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.

Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.

Lexo po ashtu:  Vetëvendosje mbështet “Marshin për Drejtësi”

Teki Dervishi- TRIM I MARRË

në trotuar si beduin si kloshar
në rrugët e botës më zë natë
ngrysem si çifteli e kërleshur
vruga qepallave hije m’i bën
lirë e shes artin tim – mjeshtërinë
se bukën s’e dua lëmoshë
mëshirë s’e dua dashurinë
asnjë bar nostalgjinë s’ma shëron
re e mllefur në ballin tim
vetëton e bubullon
më vret dru të njomë

vonesa ime pranverore
do të kthjellet në paanësi e di
në veri atje ku një Doruntinë
psherëtin
e vëlla më pret t’i vij
malli për të boll më del
me leckat e mia vjeshta
rrugëve të planetit kah m’i vjel

Më 1982, shkrimtari Teki Dërvishi, i cili kishte qenë i burgosur në burgun famëkeq të Goli Otokut, botoi romanin “Herezia e Dërvish Mallutës”, vepër kjo e cila konsiderohet të jetë ndër veprat më të rëndësishme të shkrimtarit dhe jo vetem, pasiqë kjo vepër ishe edhe nismëtare e Letërsisë së Burgut në Kosovë.

Brezi i shkrimtarëve që erdhi bashkë me Teki Dërvishin, siç ishin Beqir Musliu, Musa Ramadani, Ymer Shkreli, Xhabir Ahmeti, Resul Shabani, Nexhmedin Soba e ndonjë tjetër, ishte fryma që po thyente një traditë shkrimi, por edhe brezi i shkrimtarëve që arritën të bëjnë kalime të pahetueshme nga zhanri në zhanër duke qenë të suksesshëm në çdo njërin prej tyre.

Lexo po ashtu:  Dritëro Agolli – PLESHTI (Poemë satirike)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *