Për shkak të koronavirusit, ceremonia e këtij viti e BET Awards u mbajt virtualisht. Shfaqja u drejtua nga aktorja Amanda Seales dhe mirëpriti yje si Alicia Keys, Chloe x Halle, Jennifer Hudson, John Legend, Lil Wayne, Megan Thee Stallion, Roddy Riçh, Usher dhe Wayne Brady.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Drake kryesonte me gjashtë nominime, por rrëmbeu vetëm një fitore. Megan Thee Stallion fitoi dy çmime, ndërsa Blue Ivy, vetëm 8 vjeç, fitoi cmimin e saj të parë BET së bashku me të ëmën, Beyoncé-n. Blue Ivy fitoi “BET Her Award” për këngën “Brown Skin Girl”, bashkëpunim ky me Wizkid dhe Saint Jhn. Çmimi e bën Blue Ivy-n fituesen më të re në BET Awards. Beyoncé u vlerësua me “Humanitarian Award” për BeyGOOD – nismë që përfshin testimin ndaj Covid-19 të afro-amerikanëve në Houston, bursa për studentët, mbështetjen e bizneseve të vogla etj. BET Awards është shfaqje dedikuar afro-amerikanëve dhe minoriteteve të tjera me ngjyrë në Amerikë, për të vlerësuar arritjet e tyre në muzikë, aktrim, sport dhe fusha të tjera përgjatë një viti.




