Pandemia ka anulluar pjesën më të madhe të eventeve të kulturës, por organizatorët kanë vendosur që çmimet e muzikës të ndahen më 30 gusht në New York. Shfaqja do të organizohet e gërshetuar në 5 vende të ndryshme unike por ende nuk është vendosur nëse do të ketë publik për shkak të masave anticovid. Ceremonia e ndarjes së çmimeve të muzikës do të mbahet të dielën e fundit të gushtit, por ende nuk është vendosur nëse do të ketë audiencë të limituar ose do të mbahet pa praninë e publikut për shkak të pandemisë së koronavirusit. Njoftimin e bëri Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Andrew Cuomo, gjatë një konference për mediat.
“The Video Music Awards do të mbahet të dielën më 30 gusht në qendren “Barclay”.
Organizatorët kanë premtuar se shfaqja do të jetë epike nga vende të ndryshme ikonike në pesë bashkitë: Brooklyn, The Bronx, Staten Island, Queens dhe Manhattan.

“Ne jemi të gatshëm t’i sjellim VMA-të e vitit 2020 në NYC, meka kulturore e botës, ku muzika dhe argëtimi janë të endura në ADN,” tha Bruce Gillmer, Presidenti i Muzikës.

Lexo po ashtu:  Filmi “Zana” do të shfaqet në SHBA

Shfaqja muzikore do të jenë ngjarja e parë e Barclays Center që nga koha kur pandemia COVID-19 preku New York. “Jemi shumë të entuziazmuar që të presim edhe një herë këtë natë legjendare të muzikës, dhe jemi veçanërisht krenarë për ndikimin që do të ketë në komunitetin tonë në Brooklyn përmes krijimit të vendeve të punës”, tha Oliver Weisberg, CEO i qendres “Barclays”.

Interpretuesit, të ftuarit, konkurrentët e këtij viti dhe detajet se si do të zhvillohet ceremonia, referuar masave anticovid do të njoftohen në një moment të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *