Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në faqen e vet në Facebook projektin e ri të qeverisë për rrugën Milot-Fier. Sipas Berishës ky projekt përfaqëson një histori vjedhjeje me një faturë të ekzagjeruar prej 1.2 miliardë eurosh. Për ta ilustruar këtë, z. Berisha sjell disa të dhëna:

Fatura që do të paguajnë qytetaret këtë herë është 1.2 miliardë euro për një rrugë e tera ne teren fushor ne te cilen vetëm 53 kilometra janë në gjurmë të re, ndërsa 62 të tjerat kalojnë në rrugë ekzistuese, pra thjeshte prerje barereash. Nga keto 62 km 28 eshte baypasi i Fierit i sapoperfundar.

Rruga e Kombit me 114 km gjurme te re ne terrenin malor me te veshtire te Europes me 11,5 km tunel dhe rreth 8 km ura dhe vepra arti kushtoi rreth 1,2 miliarde euro.

Pra 53 km rruge fushore do te kushtojne per km mbi dyfishin e rruges se Kombit. Ato do te kushtojne mbi 20 milione euro per km.

Lexo po ashtu:  Konferencë për media lidhur me masat e reja kundër COVID-19 në Kosovë.

Edvin Hajduti nuk i kerkon para BE-se per ndertimin e Korridorit te vjedhjes se Madhe vetem e vetem se me parate e BE ai nuk mundet te mbushe baulet me euro. Keshtu Baypasi i Fierit 28 km gjurme e re qe po ndertohet me kredi te bankave europiane u kontrakua me nje vlere 1,2 milione euro per km qe eshte dhe standarti i BE.

Një vit më parë në Poznan të Polonisë u prezantua ndër të tjera dhe projekti i financuar nga BE që do te lidhë Mesdheun dhe Adriatikun plus Jonin me një autostradë. Sipas këtij projekti të madh segmenti që lidh Kroacinë me Bosnjen prej 333 km do të kushtojë 430 mln euro.

Kostoja e 1 km rrugë sipas standarteve të BE është 1.29 mln euro një shifër 17 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier. Kjo eshte vjedhja me e madhe ne nje veper publike ne Europe dhe bote e Edvin Hajdutit dhe bandes se tij.

Ftoj shqiptaret te bllokojne me te gjitha mjetet e mosbindjes civile kete megavjedhje te pashembullt ne historine e veprave publike ne bote!

Lexo po ashtu:  Kafe e qëndrueshme e prodhuar në laborator?! – Tashmë është e mundur, ja se si prodhohet

Janë disa shifra shqetësuese në kuptimin që nga çdo pikëpamje ato minojnë çdo logjikë të pranueshme. Projekti Milot-Balldren ndoshta po kamuflohet pas këtij projekti me emër kumbues ndërkohë që qeveria e z. Rama ka përherë para për projekte të tilla, por na del gati lypsare kur vjen puna te paga e luftës.  Të vihet re se apeli i Berishës nuk shkon për PD-në, por për shqiptarët duke zbulur kështu një lloj qasje ndryshe ndaj vendimeve politike që po merr së fundmi partia e Lulzim Bashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *