Meghan Markle, është ndjerë “e pambrojtur” nga familja mbretërore pas gjithë çfarë tabloidët britanikë kanë shkruar rreth saj gjatë kohës që ishte shtatzënë.

Një detaj i tillë ka dalë nga gjykata ku po shqyrtohen akuzat e saj kundër portaleve Mail on Sunday dhe Mail Online. Sipas avokatëve mbrojtës, Meghan është bërë “subjekt i një numri të madh artikujsh të rremë tabloidësh që i kanë shkaktuar shumë stres dhe dëme në shëndetin mendor”.
“Duke qenë se shokët e saj s’e kishin parë kurrë në këtë gjendje, me të drejtë ishin të shqetësuar për mirëqënien e saj, veçanërisht gjatë kohës që ishte shtatzënë, e pambrojtur nga institucionet dhe e ndaluar për të mbrojtur vetë veten.” Meghan ka akuzuar tabloidet për keqpërdorim të informacioneve private dhe publikimin e tyre pa miratimin e saj.

Lexo po ashtu:  E RRALLË/ Mbështjellëset e çokolatës gjermane me motive nga Shqipëria e vitit 1900

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *