Pas Arben Gashit edhe tre deputetë të LDK-së, kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Telegrafi mëson se të infektuar janë edhe Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Deputeti Avdyli përmes një shkrimi në Facebook e ka konfirmuar lajmin se ai është prekur nga virusi.

“Meqenëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitiv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetizoluar sipas rekomandimeve”, ka shkruar Avdyli.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar 114 raste të reja me coronavirus, ndërkaq, 117 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me coronavirus. Prej tyre, 58 pacientë kanë vdekur.

Lexo po ashtu:  Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit arrestohet nën dyshimet për pastrim parash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *