Fitim Havolli, infermier në Klinikën Infektive ka reaguar pas rasteve të shumta të vdekjeve dhe infektive nga koronavirusi në Kosovë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Havolli ka shkruar se e gjithë kjo që po ndodhë në vendin tonë është si pasojë e asaj që qytetarët nuk po i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.Ai ka shkruar se askush nuk po është i vetëdijshëm për atë se çfarë është duke i bërë familjes.

Sipas tij, qytetarët nuk i besuan institucioneve shëndetësore dhe ekspertëve por teorive.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Qytetar të nderuar,
po më vjen keq,por jemi duke e tepruar shumë,
Nuk po di edhe çka duhet me ndodh ne lidhje me virusin qê ju me kuptu.
Me keqardhje ju them, nuk jemi të vetëdishëm aspak çfar jeni duke ju bërë vetës,familjeve dhe baballarëve tan.

Rrespektimin e masave dhe rekomandimeve e Institucioneve relevante nuk i respektuat ,ju besuat dhe po ju besoni teorive e jo expertëve.GABIM GABIM GABIM!
Situata aspak e kêndëshme dhe shumë shqetësusese!

Lexo po ashtu:  “Ose uluni në tavolinë ose përballni përvoja të dhimbshme” – Erdogan dërgon tanke në kufirin grek

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *